19 Tetor 2022, 23:05
Nga DOSJA
Vladimir Putin
TIRANË- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se po shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në katër rajonet ukrainase që muajin e kaluar Moska i shpalli si territore të saj në mënyrë të paligjshme. Rusia ndërkohë ka nisur evakuimin e banorëve nga zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi pranoi publikisht që forcat ukrainase po përparojnë në drejtim të tyre. Ndërkaq janë bërë gati dy javë që kur Moska po kryen sulme ajrore ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Gjendja e jashtëzakonshme në katër zonat e aneksuara në mënyrë të jashtëligjshme nga Rusia, u shpall gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë në Rusi.
“Unë nënshkrova dekretin që shpall gjendjen e jashtëzakonshme në këto katër entitete të Federatës Ruse”, tha presidenti rus.
Presidenti rus udhëzoi gjithashtu qeverinë të ngrejë një këshill të posaçëm nën kryeministrin Mikhail Mishustin për të punuar me rajonet e Rusisë për të forcuar luftën që po zhvillon në Ukrainë.
“Detyrat për të siguruar një operacion të posaçëm ushtarak trajtohen jo vetëm nga agjencitë përkatëse të sigurisë, por edhe nga i gjithë sistemi i administratës shtetërore”, tha presidenti Putin.
Vendimet u morën të njëjtën ditë kur zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin e aneksuar të Khersonit thanë se kanë nisur evakuimin e 60,000 njerëzve. Këto vendime janë marrë për t’iu kundërvënë humbjeve në betejë nga kundërofensiva e forcave ukrainase.
"Ka autobusë për gati një mijë pasagjerë që presin tek vendi ku po drejtohen njerëzit”, tha zyrtari i instaluar nga Moska në zonën e pushtuar të Khersonit.
Komandanti i forcave ruse që po kryejnë sulmin në Ukrainë, Sergei Surovikin, e përshkroi të martën situatën për forcat ruse në rajonin e Khersonit si “shumë të vështirë”. Kjo është një nga rastet e rralla që zyrtarë rusë pranojnë publikisht presionin që trupat ukrainase po ushtrojnë në terren.
Ndërkohë sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase kanë vazhduar duke lënë pa energji shumë fshatra, qytete dhe pjesë të dy qyteteve të Ukrainës. Po bëhen gati dy javë që Rusia po kryen sulme ajrore. Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka kërkuar nga ukrainasit të kursejnë sa më shumë energjinë.
Prej nisjes së kundërofensivës ukrainase në shtator, forcat ruse janë zmbrapsur gati 30 km.
Marrë nga VOA
vladimir putin
Bota
19 Tetor 2022, 21:57
e.k
Selia e OBSH
GJENEVË- Sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti, depresioni, demenca janë sëmundjet më të shpeshta që ...
Bota
19 Tetor 2022, 21:52
e.k
Gruaja duke pozuar e zhvezhur
ITALI- Një grua britanike ka shkaktuar zemërim në Itali pasi ka pozuar e zhveshur në majë të sh...
Bota
19 Tetor 2022, 21:29
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Ekspertët botërore kanë ngritur alarmin gjatë ditëve të fundit, pasi mendohet që Vladimir...
Bota
19 Tetor 2022, 21:26
e.k
Tony Radakin
BRITANI- Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali Tony Radakin, i bëri thirrje komunitetit ndërkomb&e...
Bota
19 Tetor 2022, 21:14
e.k
KOSOVË- I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se marrëveshja finale...
Bota
19 Tetor 2022, 21:09
e.k
Grant Shapps
BRITANI- Downing Street ka konfirmuar zyrtarisht se Grant Shapps është emëruar si sekretar i Brendshëm, duke zëv...
Bota
19 Tetor 2022, 20:28
e.k
Vladimir Putin
ITALI- Në prag të konsultimeve për qeverinë e re, një audio përgjim i Silvio Berlusconit ka "shkundur" së...
Bota
19 Tetor 2022, 20:00
d.a.
Bodo Weber
Perëndimi po mundohet të kthejë fokusin e dialogut Kosovë-Serbi drejt arritjes së një marrëveshjeje përf...
Bota
19 Tetor 2022, 19:51
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Për një gjë bien dakord të gjithë politikanët amerikanë. Pas tre javësh votuesit do jenë...
Bota
19 Tetor 2022, 19:42
d.a.
Ioannis Sofianidis
GREQI- Në distancë prej pak metrash nga ekipi i forcave speciale të policisë greke( DIAS) të Atikës Per&eu...