Bota

Pak pas dorëheqjes së Braverman, Truss nuk humb kohë, emëron Sekretarin e Brendshëm

Braverman u largua duke i dërguar një letër kryeministres, ku nuk i kursente as kritika. Në letër ajo shkruante se dha dorëheqjen për shkak se shkeli një rregull të qeverisë, por gazetarët në Britani kanë dyshime për këtë.

19 Tetor 2022, 21:09 Nga e.k
Pak pas dorëheqjes së Braverman, Truss nuk humb kohë, emëron
Grant Shapps

BRITANI- Downing Street ka konfirmuar zyrtarisht se Grant Shapps është emëruar si sekretar i Brendshëm, duke zëvendësuar Suella Braverman, e cila dha dorëheqjen.

Braverman u largua duke i dërguar një letër kryeministres, ku nuk i kursente as kritika. Në letër ajo shkruante se dha dorëheqjen për shkak se shkeli një rregull të qeverisë, por gazetarët në Britani kanë dyshime për këtë.

Mediat raportojnë se dorëheqja lidhet me politikat e emigracionit.
Në një postim në Twitter, gazetari Paul Goodman, thotë se Braverman ishte nën presionin e qeverisë për të shpallur një “plan liberalizues migracioni që do ta bënte më të lehtë për Zyrën për Përgjegjësinë e Buxhetit të thoshte se qeveria do të arrinte objektivin e saj”.

grant shapps

Sondazh

Poll