Aktualitet

VIDEO/ Makina përplasi 4-vjeçarin, Policia del me njoftim zyrtar: Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat! Si paraqitet gjendja e të miturit

Forcat Blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit i identifikuar me inicialet A.S 26 vjeç është shoqëruar në Komisariat.

19 Tetor 2022, 16:44 Nga e.k
VIDEO/ Makina përplasi 4-vjeçarin, Policia del me njoftim zyrtar:
Makina që përplasi të miturin

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 maj të këtij qyteti. Forcat Blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit i identifikuar me inicialet A.S 26 vjeç është shoqëruar në Komisariat.

Në majet e siguruara nga Panorama.al shihet makiona e përfshirë në aksident e cila është me xhama të thyer pasi pas aksidentit banorët e zonës e kanë goditur me gurë ndërkohë që kanë rrahur dhe shoferin.

Ndërkohë Policia bën me dije se i mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Rreth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.

makina perplas 4 vjecarin ne elbasan

Sondazh

Poll