Art&Argëtim

VIDEO/ Emily Ratajkowski kapet mat me të dashurin e ri, shkëmbejnë puthje në New York

Modelja 31-vjeçare u kap nga fotografët e Daily Mail duke puthur me pasion një burrë ende të paidentifikuar gjatë një nate romantike në Nju Jork, tre muaj pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard. 

18 Tetor 2022, 14:33 Nga I.A
VIDEO/ Emily Ratajkowski kapet mat me të dashurin e ri,
Emily Ratajkowski dhe i dashuri i saj

SHBA- Emily Ratajkowski duket se ka gjetur partnerin e saj të radhës dhe nuk është Brad Pitt. Modelja 31-vjeçare u kap nga fotografët e Daily Mail duke puthur me pasion një burrë ende të paidentifikuar gjatë një nate romantike në Nju Jork, tre muaj pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard. Modelja dukej më e lumtur se kurrë teksa puthte në buzë mashkullin me flokë gri.

Ratajkowski, e cila kohët e fundit u përfol se ishte në lidhje me aktorin 58-vjeçar amerikan Brad Pitt, kishte veshur një bluzë të zezë, pantallona të ngjashme dhe çizme të kuqe. Burri i paidentifikuar kishte veshur një xhaketë jeshile, bluzë, xhinse dhe atlete. Modelja hipi në motorin e burrit dhe pak më pas, të dy u panë duke shijuar darkën.

Puthjet dhe përqafimet e Emily me të dashurin e saj të ri vijnë vetëm disa ditë pasi ajo postoi një video ku fliste për seksualitetin e saj, duke lënë të kuptohet se është biseksuale. Ratajkowski ishte martuar për më shumë se katër vjet në kohën e ndarjes së saj në korrik, mes akuzave se 41-vjeçari Sebastian Bear-McClard e kishte tradhtuar. Ndarja erdhi 16 muaj pasi ata mirëpritën djalin e tyre Sylvester Apollo Bear.

emily ratajkowski

Sondazh

Poll