Art&Argëtim

I publikuan video +18 me Ledri Vulën, ish-modelja: I dashuri s'më ndihmoi, mashkull i ligë

Ajo tregoi në emision, se i dashuri i saj nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht. Pasi sipas saj ai kishte dashur “të shpëtonte” karrierën e tij ndaj edhe ishin ndarë.

18 Tetor 2022, 07:49 Nga A.B
I publikuan video +18 me Ledri Vulën, ish-modelja: I dashuri s'më
Modelja

TIRANË- Juliana Nura ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin 'Rudina'. Do thoni ju kush është ajo? Modeles, 12 vite ajo u detyrua të largohej nga publiku shqiptar, për shkak të një shantazhi që asaj ju bë duke përdorur një video intime të saj. Asaj i publikuan video +18 në një bisedë me reperin Ledri Vula. Në atë kohë, ajo ka qenë e afërt edhe me ish-in e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçajn, ku u tha se Krenari e tradhtoi Dafinën me modelen.

Ajo tregoi në emision, se i dashuri i saj nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht. Pasi sipas saj ai kishte dashur “të shpëtonte” karrierën e tij ndaj edhe ishin ndarë.

BISEDA:

Rudina Magjistari: Ndërkohë i dashuri, çfarë roli luajti?

Juliana Nura: Asgjë nuk bëri se edhe ai ishte në hapat e karrierës së tij.

Rudina Magjistari: Është personazh publik?

Juliana Nura: Po. Dhe nuk donte të përzihej me këtë bujë, ndaj u ndamë edhe kaq.

Rudina Magjistari: Ai nuk të ndihmoi financiarisht?

Juliana Nura: Jo as financiarisht, as emocionalisht. Më vjen keq që ka meshkuj aq të ligj sa ai dhe më vjen keq që vajzat hasin në njerëz të tillë. Por më ka bërë më të fortë kështu që e falenderoj.

Rudina Magjistari: Mendon se ai është i përjashtuar nga kjo situatë dhe nuk ka pasur gisht në këtë mes?

Juliana Nura: Nuk e di. Te ne në Kosovë faji mbetet gjithmonë jetim.

juliana nura

Sondazh

Poll