Art&Argëtim

Shkak xhelozia profesionale? Enrique Iglesias refuzon pasurinë marramendëse të babait të tij  

Ylli latin është një nga tetë fëmijët e këngëtarit të njohur spanjoll, me të cilin prej vitesh nuk ka marrëdhënie të mira.

18 Tetor 2022, 08:43 Nga I.A
Shkak xhelozia profesionale? Enrique Iglesias refuzon pasurinë
Enrique Iglesias

SPANJË- Ylli i popit Enrique Iglesias ka hequr dorë nga pasuria që do të kishte trashëguar nga babai i tij, këngëtari legjendar Julio Iglesias. Edhe pse Enrique dhe Julio kanë një rrugë të ngjashme karriere, marrëdhënia mes tyre ka qenë e ftohtë prej kohësh dhe prej disa vitesh nuk kanë kontakte.

“Enrique është i bindur se ia doli në muzikë pa ndihmën e babait të tij”, shkruan El Nacional i Spanjës, duke shtuar se ai ka vendosur të heqë dorë nga pasuria që do të kishte trashëguar si një nga tetë fëmijët e Julio Iglesias. Arsyeja për këtë është padyshim se vetë Enrique ka xhepa të thellë, pasuria e tij llogaritet në njëqind milionë euro, dhe pasuria e partneres së tij, ish-tenistes Ana Kurnikova, 60 milionë euro.

Ndërkohë, pasuria e Julio Iglesias llogaritet në rreth 800 milionë euro dhe vetëm një pjesë e ka fituar si këngëtar. Spanjolli legjendar, ndër të tjera, ka investuar në pasuri të paluajtshme në Republikën Domenikane, dhe gjithashtu zotëron markën e tij të vodkës, disa restorante dhe aksione në kompani kozmetike.

ana kurnikova enrique iglesias julio iglesias

Sondazh

Poll