Aktualitet

"Rritja është qesharake"/ Pedagogët: Barrë për studentët, nuk e pranojmë. Shkencat janë në bojkot total të mësimit

Një nga pedagogët e pranishëm në protestë deklaroi se kjo rritje është një bazë për studentët ndërsa tha se bojkoti do të vazhdojë.

18 Tetor 2022, 10:40 Nga f.g
"Rritja është qesharake"/ Pedagogët: Barrë
Pamje nga protesta

TIRANE- Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk e pranojnë rritjen 15% të pagës, pasi kjo rritje nuk prek të gjithë stafin akademik. Për News 24, një nga pedagogët e pranishëm në protestë deklaroi se kjo rritje është një bazë për studentët ndërsa tha se bojkoti do të vazhdojë.

 “Çdo ditë, do të jemi në bojkot, deri sa të ulemi me qeverinë për të plotësuar kërkesat tona. Ka dy arsye që s’e pranojmë këtë rritje prej 15%. Nuk përfshihet i gjithë stafi. Rritja është barrë për studentët. Nuk e pranojmë këtë. Sot do të mblidhet Këshilli Studentor. Sot do të vijohet bojkot, në orën 10 takim dhe më pas do të vendosim.”, tha ai.

Ndërsa një pedagog tjetër konfirmoi se në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk bëhet mësim. “Di të them se në fakultetin e Shkencave nuk bëhet mësim. Mund të shihni të kontrolli sallat e leksioneve. Mund të ketë ndonjë rregullthyes, por secili është i lirë. Nëse nuk ju pëlqen greva dhe kërkesa për rritje page, atëherë janë të lirë. Është mbështetur nga 93% e stafit. Ne do ta ndalojmë bojkotin, nëse do të rriten. I ka mbledhur sot në takim rektorët.”, pohoi ai./Dosja.al

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll