“E bënë mish për top”/ Kozeta Kurti e revoltuar, Albana Osmani: Doktori i Fiksit, nuk ka nevojë për mëshirë!
Albana Osmani, si ish-bashkëprezantuese me të në emisionin Fiks Fare ka reaguar mbi këtë intervistë përmes një postimi në Instagram. Po ashtu, shkruan se Doktori nuk ka nevojë për mëshirë por se po kalon momente delikate që kushdo mund t’i kalojë në momente të ndryshme të jetës.
TIRANË- Gent Pjetri ose ndryshe i njohur si "Doktori i Fiksit" është rikthyer në vëmendjen e ekranit nga një intervistë e tij ku fliste për jetën e tij dhe zhgënjimin e pësuar nga televizioni. Ndër të tjera, ai tregon se i kishte përjetuar keq thashethemet në punë, madje shtoi se në momentin që e hoqën nga puna, pësoi edhe ishemi cerebrale. Albana Osmani, si ish-bashkëprezantuese me të në emisionin Fiks Fare ka reaguar mbi këtë intervistë përmes një postimi në Instagram. Po ashtu, shkruan se Doktori nuk ka nevojë për mëshirë por se po kalon momente delikate që kushdo mund t’i kalojë në momente të ndryshme të jetës. Ndërsa në lidhje me këtë intervistë të dhënë të tij, ka reaguar edhe ish-kolegia e Doktorit, Kozeta Kurti, e cila tha se po të kishte qenë në dorën e saj, do t’i kishte lënë publikut në memorie Doktorin e dikurshëm, e nuk do ta kishte intervistuar sërish.
POSTIMI I ALBANA OSMANI:
Gent Pjetri, apo Doktori i Fiks Fare shumë i dashur për publikun dhe shumë i dashur nga të gjithë ne që e njohim nga afër. Nuk ka nevoje të përdoret në momente delikate!! Dhe ju garantoj që nuk ka nevojë as për mëshirë në thelb. Thjesht janë momente delikate, që kushdo në jetë i kalon në forma të ndryshme, dhe pse disa janë më të fortë për ta “fshehur". Madhështia e tij dhe pse në kohë dobësie dhe fjalësh “blur”, nuk zvogëlohet për të gjithë ata që e njohin nga afër e kuptojnë edhe kur është i dobët dhe e duan njësoj. Ai në fakt nuk është aspak i dobët, përkundrazi është një nga luftëtarët më të pamposhtur që njoh qoftë edhe me sfidën e tij “një gotë më shumë". Se jeta nuk na perkedhel gjithmonë. Gent Pjetri është më shumë se sa prezantues, më shumë se sa aktor, ai është një artist i madh që personalisht kam patur fatin të punoj me të dhe të mësoj prej tij shumë.
Është bekim të kesh përmbi të gjitha, të kesh një Drejtues si themeluesi i Fiks Fare Filip Cakuli që përtej anës profesionale që mbetet në histori, kam qenë e impresionuar se sa shumë kujdesej për stafin. Se fundja puna është pune, ku ka kërkesë pune dhe ritëm dhe ditët nuk janë njësoj asnjëherë. Por aty punohet si brenda një çatie shtëpie. Të bësh televizion është sfiduese dhe publiku është dalluesi dhe gjykuesi më i mirë i cilësisë edhe pse në mendësine time së fundmi cilësia shpesh ka çeduar, pasi edhe vetë bota është revulucionarizuar nga “fenomenet” që përbejnë lajm e ngjarje dhe pse keq mbetet mirë se lufta bëhet për vëmendje.
Kështu kushdo që vuri Doktorin në vëmendje dhe shfrytëzoi nje moment delikat te tij, nuk bëtë me shumë se sa kaq. Ai mbetet po me dinjitet dhe njëri i rrallë me një zemër si askush dhe nuk i bëtë asgjë. Doku ti s'ke nevojë të të thonë bravo dhe besoj kjo ka qenë një nga ato autoironitë e tua, se vetëm aq herë sa ke shkundur audiencën së qeshuri në studio këto janë bravo-t që shpirti të ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur. Tashmë do të thoja që të dua shumë po shumë, dhe forca se kemi gjysmën tjetër përpara dhe padyshim i mungon ekranit. Duhet të jesh aty për atë që TI je dhe po, kjo është sfida!
POSTIMI I KOZETA KURTIT:
Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm, regresist për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend…. Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale. Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!
Sondazh
U bllokua nga Instagram dhe Twitter, Kanye West gati të blejë platformën e vetëquajtur "të paanulueshme"
Kanye West SHBA- Ye, i njohur më parë si Kanye West, ka rënë dakord të blejë platformën e vetëquajtur "të paan...
Russell Crowe sërish i dashuruar, kush është partnerja e tij 27 vite më e re
Brittney Theriot dhe Russell Crowe ITALI- Russell Crowe është sërish i dashuruar dhe nuk e fsheh, pasi u shfaq në premier&eum...
Merr fund dilema, anëtarët e grupit BTS do të kryejnë shërbimin ushtarak
BTS KOREJA E JUGUT- Shtatë anëtarët e BTS do të kryejnë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut, duke i dhënë...
Dhurata e veçantë për datëlindje/ Bella Hadid merr një portret të babait të saj
Bella Hadid SHBA- Bella Hadid mori një portret të babait të saj Mohamed, të pikturuar nga artisti libanez Said Elatab, si dhuratë ...
Ka ndryshuar sjellje që nga vdekja e mbretëreshës, Kate Middleton po acarohet gjithnjë e më shumë me Camillën
Camilla Parker dhe Kate Middleton BRITANI- Dukesha e Wellsit, Kate Middleton, gruaja e Princit William, thuhet se është e m&e...
Bomba e radhës e Kanye West: Kris Jenner ka kryer marrëdhënie seksuale me Drake
Kriss Jenner, Drake dhe Kanye West SHBA- Tjetër skandal në familjen Kardashian. Ish-dhëndri i familjes, reperi Kanye West është i ...
Seriali 'The Crown'/ Skenat që zemëruan Buckingham Palace: Duhet ta fusim Dianën në burg
Elizabeth Debicki në rolin e Diana ANGLI- Zemërimi i Buckingham thuhet se po përballet nga Netflix në lidhje me ciklin e ri t...
Pas koronavirusit Bill Gates "përqëndrohet" në një tjetër sëmundje, fondacioni i tij jep miliarda në luftën kundër poliomelitit
Bill Gates SHBA- Fondacioni Bill & Melinda Gates tha të dielën se do të angazhojë 1.2 miliardë dollarë për të m...
"Kjo dhimbje është shumë e rëndë", shtatzanë me fëmijën e tretë, gruaja e këngëtarit Mikaben e tronditur pas vdekjes së tij
Vanessa Benjamin dhe Mikaben HAITI- Këngëtari nga Haiti Michael Benjamin, i njohur me emrin e tij artistik Mikaben, ka vdekur mbr&...
"Çmendën" rrjetin me foton e tyre, por ç'tha Justin Bieber kur pa gruan e tij me Selena Gomez?
Hailey Bieber dhe Selena Gomez SHBA- Hailey Bieber dhe Selena Gomez sapo kanë thyer internetin me foton e tyre të re. Fotografia, e postuar nga ...

