Bota

Protestoi kundër luftës në Ukrainë, arratiset nga Rusia gazetarja Marina Ovsyannikova

Sipas avokatit të saj, gazetarja Marina Ovsyannikova u largua nga Rusia me vajzën e saj dy javë më parë, nga ku mbahej në arrest shtëpiak, ndërsa mësohet se tani janë nën mbrojtjen e një shteti evropian emri i të cilit nuk mund të bëhet publik për arsye sigurie. 

17 Tetor 2022, 18:16 Nga e.k
Protestoi kundër luftës në Ukrainë, arratiset nga Rusia
Momenti kur gazetarja futet me pankartë në studion e lajmeve

RUSI- Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova e cila u bë e famshme pasi mbajti një slogan kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të lajmeve televizive në Moskë është arratisur nga vendi.

Sipas avokatit të saj, gazetarja Marina Ovsyannikova u largua nga Rusia me vajzën e saj dy javë më parë, nga ku mbahej në arrest shtëpiak, ndërsa mësohet se tani janë nën mbrojtjen e një shteti evropian emri i të cilit nuk mund të bëhet publik për arsye sigurie. 

“Ata janë në Evropë tani. Ata janë mirë. Ata do të flasin publikisht, por tani për tani nuk është e sigurt”, tha ai.

Ndërkohë, sipas avokatit, djali i Ovsyannikova-s është ende në Rusi. Ish-redaktorja e televizionit kombëtar rus, protestoi live gjatë edicionit të lajmeve kundër pushtimit të Ukrainës. Ajo shpalosi një banderolë të madhe në ekran ku kritikonte vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Fillimisht ajo u gjobit me 250 euro, por më pas autoritetet ruse nisën një hetim ndaj saj për propagandë.

rusi marina ovsyannikova

Sondazh

Poll