Bota

"Energjia dhe targat ishin në qendër të bisedës", Lajçak flet pas takimit me Vuçiçin

Me anë të një postimi në Twitter Lajçak u shpreh se me presidentin serb pati një bisedë serioze dhe të hapur në vijimin e rrugës së normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe.

17 Tetor 2022, 17:22 Nga d.a.
"Energjia dhe targat ishin në qendër të bisedës",
Lajcak dhe Vucic

SERBI- I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Me anë të një postimi në Twitter Lajçak u shpreh se me presidentin serb pati një bisedë serioze dhe të hapur në vijimin e rrugës së normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Në Beograd sot vazhdova diskutimin tim të hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqn rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai.

Lajçak theksoi se ashtu si me kryeministrin e Kosovës dy ditë më parë, biseda kryesore ishte marrëveshja e energjisë si dhe çësahtja e targave.

Energjia dhe targat ishin lart në axhendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje”, shkroi Lajçak, duke shtuar se për ca detaje ka folur edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç.

Kosova dhe Serbia kanë nisur një dialog që nga viti 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij procesi i cili në fillim është quajtur teknik, janë arritur mbi 33 marrëveshje. Marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel është ajo për energjinë, e arritur më 21 qershor të këtij viti. Ndërkohë që muajt e fundit ky dialog ka marrë një tjetër kthesë me propozimin e një kornize të re të prezantuar nga këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman.

miroslav lajcak ne serbi aleksander vucic korniza e re e dialogut kosove-serbi

Sondazh

Poll