Bota

Merr fund MISTERI- Radoje Zvicer është gjallë! Shoku 'superkriminel' e zbuloi nga salla e gjyqit

Veljko Belivuk deklaroi para gjykatës se është e vërtetë që Radoje Zvicer, kreu i klanit të Kavaçit, është miku i tij.

17 Tetor 2022, 17:17 Nga k.m.
Merr fund MISTERI- Radoje Zvicer është gjallë! Shoku
Veljko Belivuk dhe Radoje Zvicer

BEOGRAD- Gjykimi i grupit kriminal të Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviç, i cili filloi mëngjesin e sotëm në sallën më të madhe të Gjykatës Speciale në Beograd, ka zbuluar një të dhënë të rëndësishme për botën e krimit. Sipas "Blic", Belivuk deklaroi para gjykatës se është e vërtetë që Radoje Zvicer, kreu i klanit të Kavaçit, është miku i tij. Madje dhe pohoi se i shumëkërkuar nga Mali i Zi është gjallë dhe nuk ka pësuar asgjë nga atentati i supozuar në Panama. 

"Mund të kishim shkuar në Panama, por nuk shkuam, u kthyem në Serbi. Këtu më duhet t'u them të gjithëve se Radoje Zvicer nuk u vra. Më vjen shumë keq për ta,"- tha Belivuk duke nënqeshur në gjykatë.

Më 1 tetor, lajmi se në Panama ishte vrarë kreu i klanit Kavac, shpërtheu si ‘bombë’. Mediat serbe spekuluan për fatin e tij prej ditësh, por policia panameze konfirmoi se personi që u ‘likuidua’ në atë vend nuk ishte Zvicer.  Radoje Zvicer, lideri i klanit të Kavaçit mendohet se është personi që ka porositur ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador.

Kreu i klanit “Kavaç”, Radoje Zviter, konsiderohet si një nga kontrabandistët më të mëdhenj të kokainës në botë. Emri i tij është përmendur për herë të parë në vitin 2017, kur në YouTube u publikua një video 15-minutëshe me informacione të detajuara për “klanin Kavac”, kreun e këtij grupi dhe anëtarët e tij. Radoje Zvicer është shpallur në kërkim si personi që do t’i bënte atentat presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

veljko belivuk radoje zvicer serbi vritet radoje zvicer

Sondazh

Poll