Art&Argëtim

Seriali 'The Crown'/ Skenat që zemëruan Buckingham Palace: Duhet ta fusim Dianën në burg

Sezoni i 5-të i serialit të suksesshëm do të publikohet muajin e ardhshëm dhe më konkretisht më 9 nëntor.

17 Tetor 2022, 14:19 Nga I.A
Seriali 'The Crown'/  Skenat që zemëruan Buckingham Palace:
Elizabeth Debicki në rolin e Diana

ANGLI- Zemërimi i Buckingham thuhet se po përballet nga Netflix në lidhje me ciklin e ri të episodeve të serialit hit "The Crown" , i cili do t'i referohet ndër të tjera momenteve të fundit të Princeshës Diana. Sezoni i 5-të i serialit të suksesshëm do të publikohet muajin e ardhshëm dhe më konkretisht më 9 nëntor.

Seriali tashmë po përballet me kritika për skena të tjera që do të shfaqen, si portretizimi i mbretit Charles si një sketer jobesnik që komploton kundër nënës së tij dhe romanca e Princit Philip. Një ekspert mbretëror dhe biografi zyrtar i Elizabeth e përshkroi serialin si "të neveritshëm" dhe "qëllimisht të dëmshëm" duke iu referuar skenës ku Princi Charles i thotë nënës së tij se duhet ta fusin Dianën në burg sepse ajo është një nënë e keqe.

Nga ana e tij, Netflix deklaroi se seriali nuk pasqyron ngjarje reale, por është produkt i trillimit. Ai gjithashtu këmbëngul se vdekja e Dianës në Paris nuk do të prezantohet në ciklin e ri. Një burim prodhimi citohet të ketë thënë për The Sun: Shfaqja është përpjekur gjithmonë të paraqesë një version imagjinar të historisë mbretërore me sa më shumë ndjeshmëri. Por kohët e fundit, ndërsa gjërat i afrohen sot, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të arritur këtë ekuilibër.

netflix  the crown

Sondazh

Poll