Art&Argëtim

"Kjo dhimbje është shumë e rëndë", shtatzanë me fëmijën e tretë, gruaja e këngëtarit Mikaben e tronditur pas vdekjes së tij

I martuar, me dy fëmijë, gruaja e tij është shtatzënë dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i saj me anë të disa postimeve në rrjetet sociale. Ajo shprehet se është e shokuar që ka humbur gjysmën tjetër dhe kërkon që të mos i telefonojnë vazhdimisht sepse nuk mund të flasë nga tronditja që ka pësuar. Së bashku ata kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja është shtatzënë me fëmijën e tretë që pritet të vijë në jetë në dhjetor.

17 Tetor 2022, 14:04 Nga d.a.
"Kjo dhimbje është shumë e rëndë",
Vanessa Benjamin dhe Mikaben

HAITI- Këngëtari nga Haiti Michael Benjamin, i njohur me emrin e tij artistik Mikaben, ka vdekur mbrëmë në skenë gjatë një koncerti në Accor Arena në Paris, në moshën 41-vjeçare.

I martuar, me dy fëmijë, gruaja e tij është shtatzënë dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i saj me anë të disa postimeve në rrjetet sociale. Ajo shprehet se është e shokuar që ka humbur gjysmën tjetër dhe kërkon që të mos i telefonojnë vazhdimisht sepse nuk mund të flasë nga tronditja që ka pësuar. Së bashku ata kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja është shtatzënë me fëmijën e tretë që pritet të vijë në jetë në dhjetor.

Bashkëshortja e tij në postimin e saj në Instagram shkruan se nuk mund ta besojë fatkeqësinë që i ka rënë familjes së saj. 

O Zot, e di që nuk gabon dhe nuk do të na japësh atë që nuk mund ta përballojmë, por... kjo dhimbje është shumë e rëndë. Të lutem më ndihmo, Zot i mëshirshëm”.-shkruan ajo.

Në një tjetër postim, Vanessa Benjamin ka postuar një video të dyve duke kërcyer të lumtur. “Dashuri e ëmbël, si ia doli Zoti të rrinte pa ty për 41 vjet”.

Mikaben, i cili po këndonte me grupin muzikor Haitian, Kompa Carimi, vdiq pasi u ndje papritmas keq në skenë dhe pavarësisht ndihmës së parë. Koncerti u ndërpre menjëherë dhe më pas vendi i koncertit u evakuua, sipas disa dëshmitarëve. Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, këngëtari u rrëzua papritur teksa largohej nga skena. Ai ishte ftuar nga grupi Carimi, i krijuar në vitet 2000, për një koncert në Francë.

I lindur në Port-au-Prince në vitin 1981, Mikaben ishte një këngëtar, kompozitor dhe producent. Ai kishte realizuar disa këngë hit me grupin Carimi, duke përfshirë 'Baby I Missed You' dhe 'Fanm sa Move'.

haiti michael benjamin mikaben

Sondazh

Poll