Bota

Raportuesja Von Cramon bën thirrje: Kosova e Serbia ta pranojnë propozimin franko-gjerman

Për gazetën Nova, ajo tha se Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë një kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën e përparimit.

17 Tetor 2022, 12:28 Nga I.A
Raportuesja Von Cramon bën thirrje: Kosova e Serbia ta pranojnë
Viola von Cramon

SERBI- Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet ta konsiderojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit sepse është e mundur që tjetra të mos jetë më e mirë se e fundit. Për gazetën Nova, ajo tha se Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë një kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën e përparimit.

“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur punën e Miroslav Lajçakut dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, tha Cramon, kur është pyetur nëse marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet deri në fund të vitit 2024.

Ajo vlerësoi se Serbia sot është më e largëta e mundshme që nga viti 2000, larg Bashkimit Evropian.

“Unë nuk jam e sigurt se njerëzit në Serbi e dinë se reputacioni i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, shtoi ajo.

Një propozim i ri ka shkuar në tryezën e Kurtit dhe Vuçiç përsa i takon vijimit të dialogut Kosovë-Serbi nga këshilltarët e Macron dhe Scholz. Në thelb flitet për modelin e dy gjermanive i cili do të nënkuptonte se Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës, por nuk e njeh zyrtarisht atë, kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në këmbim të këtij veprimi Serbisë do ti lehtësohej procesi i integrimit drejt BE si dhe do ti jepen ndihma të mëdha financiare.

viola von cramon propozimi franko-gjerman dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll