Politike

Shërbimet online, Rama: Jemi të zhvilluar prandaj na sulmuan. Kush flet përçart e ka harruar...

Ndërsa për sulmet kibernetike, Rama ka thënë se sulmi ka dështuar pasi është investuar, por të dhënat që hakerat iranian kanë publikuar tregojnë të kundërtën.  

16 Tetor 2022, 14:58 Nga I.A
Shërbimet online, Rama: Jemi të zhvilluar prandaj na sulmuan. Kush
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një raport të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital. Sipas Ramës në këtë raport, Shqipëria për shërbimet online është e 8 në Evropë dhe e 19 në botë. Por teksa ka dhënë këtë lajm, Rama ka sulmuar sërish mediat, të cilat sipas tij nxijnë realitetin në Shqipëri. Duke u ndalur kështu edhe tek sulmet kibernetike, numri një i qeverisë shton se jemi sulmuar nga Irani, pikërisht ngaqë jemi zhvilluar, ndërsa ngul këmbë edhe njëherë se sulmi ka dështuar pasi është investuar.  

Postimi i Plotë:

Këto tabela janë nxjerr nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare. Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për Shërbimet Publike Online, një lajm shumë i bukur për t’u përcjellë nga kanalet e nga portalet që nxijnë përditë nga balta e gjysëm të vërtetave, sajesave, akuzave, sharjeve e banaliteteve gjithëfarësoj

Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës Ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, po ama për 1225 shërbime publike (95% e gjithë shërbimeve) vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin, duke u ngjitur në pozicione që deri para disa vitesh as mund të imagjinoheshin, nga fundi i pusit ku e nisëm rrugën e #RevolucionitDigjital

*Shumëkush flet përçart për sulmin kibernetik mbi Shqipërinë, duke harruar dy fakte të thjeshta, e para se jemi sulmuar pikërisht ngaqë jemi zhvilluar (po të ishim akoma me sportele në shi e në diell, s’do na sulmonin dot) dhe e dyta, se sulmi ka dështuar pikërisht sepse kemi investuar si duhet, duke bërë shumë me pak, e duke u renditur ndër vendet më të zhvilluara për shërbimet publike online

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Çfarë ndodhi me sistemet e sigurisë në vend?

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". 

edi rama irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll