Politike

Rama publikon fotot e satelitëve: Gati për tu lëshuar në hapësirë të monitorojnë Shqipërinë

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se satelitët do të lëshohen nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA-së dhe se përdorimin e tyre do e ketë ekskluziv vendi ynë.

16 Tetor 2022, 10:43 Nga I.A
Rama publikon fotot e satelitëve: Gati për tu lëshuar në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin për lëshimin në hapësirë të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se satelitët do të lëshohen nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA-së dhe se përdorimin e tyre do e ketë ekskluziv vendi ynë. Po ashtu kryeministri ka bërë me dije se satelitët do të përdoren nga një sërë institucionesh që kanë lidhje me territorin shqiptar.  

Postimi i Plotë:

GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA2 Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nënshkrimin e kontratës me vlerë 6 milion dollarë për satelitët Albania1&Albania2, nismë e prezantuar nga vetë kreu i qeverisë. Kontrata u nënshkruar mes kreut të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako dhe përfaqësuesit të kompanisë që do të bashkëpunojë me Shqipërinë në këtë fushë. Rama tha se satelitët do tu japin fund ndërtimeve pa leje, abuzimeve me të mbjella, prerjen e pyejeve, kanabisin dhe deri në parandalimin e akteve kriminale. 

edi rama satelitet e rames

Sondazh

Poll