Bota

Përfshihet nga flakët burgu famëkeq në Iran, brenda ka aktivistë e gazetarë

Aktualisht situata është në kontroll dhe e qetë, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Nuk raportohet për të lënduar, por paniku është i lartë.

15 Tetor 2022, 23:51 Nga F.M
Përfshihet nga flakët burgu famëkeq në Iran, brenda ka
Burgu Evin

IRAN- Burgu ku mbahen gazetarë e aktivistë në Iran ka shpërthyer në flakë. Kjo gjë erdhi pas përleshjeve mes të dënuarve dhe personelit në burgun të cilësuar si më famëkeqi në Iran (Evin). Dyshohet se zjarri mund të jetë vënë nga të dënuarit në shenjë revolte.

Aktualisht situata është në kontroll dhe e qetë, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Nuk raportohet për të lënduar, por paniku është i lartë.

Në Iran janë ndezur protestat e vazhdueshme antiqeveritare pasi Mahsa Amini, iranianiania 22-vjeçare, vdiq në paraburgim pasi u dhunua nga policia.

iran zjarr ne burgun ne iran

Sondazh

Poll