Aktualitet

Engjëll Agaçi në SPAK, 1 orë dëshmi para prokurorit Prençi, u pyet për inceneratorin e Tiranës

Ëngjëll Agaçi u paraqit në SPK ku qëndroi për një orë dhe më pas doli rreth orës 18:00 të pasdites së sotme, por nuk dha asnjë koment për mediat.

14 Tetor 2022, 18:31 Nga k.m.
Engjëll Agaçi në SPAK, 1 orë dëshmi para prokurorit
Ëngjëll Agaçi

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK. Deri më tani, burime jozyrtare nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftojnë se Agaçi është marrë në pyetje për çështjen e inceneratorëve. 

Sipas të të njëjtit burim, Agaçi u paraqit në SPK ku qëndroi për një orë dhe më pas doli rreth orës 18:00 të pasdites së sotme, por nuk dha asnjë koment për mediat. Agaçi mbërriti në përfundim të orarit zyrtar dhe u mor në pyetje nga hetuesi Dritan Prençi.

Për më shumë se një orë, ai ka shpjeguar pozicionin e tij, mënyrën si është marrë vendimi për koncesionin e inceneratorëve, e po ashtu ka shpjeguar gjithë procedurën e ndjekur për koncesionin për inceneratorët, duke shtuar se çdo gjë ka qenë e rregullt dhe konform ligjeve në fuqi, nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore nga ana e qeverisë në lidhje me këtë çështje. Po ashtu, Agaçi ka shtuar se për firmat që kanë hedhur në Kryeministri, u janë referuar të gjitha dokumenteve që i kanë mbërritur nga Ministria e Mjedisit. 

Për të njëjtën çështje, një nga personat më të besueshëm të Ramës në Kryeministri, më herët ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve, për të cilat është në burg Lefter Koka dhe në "arrest shtëpie" ish-deputeti i PS, Alqi Bllako.

Ëngjëll agaçi Ëngjëll agaçi ne spak

Sondazh

Poll