Aktualitet

LaunchPad hap dyert për të rinjtë. Më të mirët, mentorim e inkubim falas. Aplikoni!

Lajm i mirë është se së shpejti, TechSpace, një nga hub-et më të mirë teknologjikë në vend, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Natyrës do të ndërmarrin një program të quajtur #Launchpad.

14 Tetor 2022, 17:43 Nga A.B
LaunchPad hap dyert për të rinjtë. Më të mirët,
Posteri

Kryefjalë e dekadës së fundit është digjitalizimi, ndaj vëmendja dhe fokusi kryesor në Shqipëri është kthyer drejt fushës së Teknologjisë së Informacionit. Rritja progresive e startup-eve në rang global ka sjellë me vete etjen e madhe të të rinjve për t’u arsimuar dhe trajnuar në mënyrë specifike.

Lajm i mirë është se së shpejti, TechSpace, një nga hub-et më të mirë teknologjikë në vend, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Natyrës do të ndërmarrin një program të quajtur #Launchpad. Një derë e hapur për të rinjtë e një pikë takimi optimale me profesionistë e mentorët me synim nisjen e një biznesi të ri dhe krijimin e produkteve efikase e të vlefshme për tregun shqiptar dhe të huaj.

Si do të funksionojë #Launchpad

Programi nis nga 1 nëntor, me inkubimin disamujor të startup-eve pjesëmarrëse, bazuar në modelin "triple-helix". Pas fazës së parë, më të suksesshmit mund të ndjekin programet e dedikuara që do të zhvillohen përgjatë gjithë vitit 2023. Rol mbështetës në program do të ketë Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; biznesi nga ana tjetër është gjithnjë e më i interesuar për produktet efikase inovative.

Tre startup-et më të mira do të vlerësohen me çmime simbolike, por krijimi i një produkti të ri në një ekosistem optimal do ta bëjë pjesëmarrjen e të rinjve edhe më të vlefshme.
Si mund të merrni pjesë

Nëse keni një ide biznesi dhe keni dëshirë ta zhvilloni, por ju duhet mentorim, jeni në vendin dhe momentin e duhur. Dita e fundit për të aplikuar është 25 tetor 2022.

Linku: https://techspace.al/launchpad/

Frymëzimi i çastit është vetëm një pjesë e vogël e inovacionit, pjesa tjetër kërkon punë dhe nxitje për të zhvilluar idetë. Nëse ke shpirt sipërmarrësi apo shpikësi, ose të dyja, zhvillimi i një mentaliteti inovativ duhet të jetë hapi juaj i parë.

Ndaj aplikoni sa më parë!

launchpad

Sondazh

Poll