Aktualitet

Gjykata refuzon kërkesën e Kokës për ndryshim të masës sigurisë, ish-ministri mbetet në burg

Ish-ministri, i cili është nën hetim për çështjen e inceneratorëve, është lënë sërish në burg nga gjykata.

14 Tetor 2022, 17:09 Nga A.B
Gjykata refuzon kërkesën e Kokës për ndryshim të
Lefter Koka

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për ndryshim të masës së sigurisë. Ka qënë gjyqtarja Irena Gjoka ajo e cila nuk pranoi kërkesën e avokatëve. Ish-ministri, i cili është nën hetim për çështjen e inceneratorëve, është lënë sërish në burg nga gjykata.

Një javë më parë, gjyqtarja Gjoka ndryshoi masën për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. 

Më 7 tetor, Gjykata e Lartë la në masën 'arrest me burg' ish-ministrin e Mjedisit, duke mos pranuar kërkesën e tij për ndryshim mase sigurie. 

Ish-ministri, Lefter Koka, dyshohet se ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, ndërsa gjithashtu akuzohet edhe për Inceneratorin të Elbasanit që sipas prokurorisë ka marrë ryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij. 

lefter koka

Sondazh

Poll