Aktualitet

"Nuk pati asnjë reagim," Hoxha: Ramës i dërguan shkresë për 55 parcela kanabis në Shkodër

Ai deklaroi se në Shqipëri ka mungesë të punonjësve të kanabisit, pasi ata janë zhvendosur në Spanjë, ku ka fitime më të mëdha. 

13 Tetor 2022, 21:52 Nga I.A
"Nuk pati asnjë reagim," Hoxha: Ramës i dërguan
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryeministrit Rama i ka vajtur një shkresë me informacion për 55 parcela me kanabis të pakorrura në qarkun e Shkodrës. Hoxha tha se nuk janë marrë asnjë masë dhe nuk ka ndodhur asgjë pas këtij informacioni, ndërkohë që parcelat janë korrur tashmë theksoi ai. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha këtë vit kultivimi i kanabisit është përqëndruar në Shkodër. Ai deklaroi se në Shqipëri ka mungesë të punonjësve të kanabisit, pasi ata janë zhvendosur në Spanjë, ku ka fitime më të mëdha. 

"Këtë vit përqëndrimi i kanabisit ka qenë në qarkun e Shkodrës. 55 parcela të pakorrura, shkresa i ka shkuar kryeministrit. I thoshte administratori lokal, veproni. I kishin dekonspiruar. Është shkresë që i ka shkuar kryeministrit Rama. Ai dontë të dilte me fytyrë të fliste, por nuk e nxorra unë, se kisha frikë se çfarë i ndodhte. Tani parcelat janë korrur nga vet ata. Prandaj i kapën ato gratë aty, për të fshehur këto. Këtë vit është përqëndruar kanabisi në Shkodër. Gledis Nano kërkoi që kanabisi duhet në minimum, nuk ka tolerim. Në Shkodër iu vendos tritoli 4 oficerëve, sepse e kanë detyrim të raportojnë ata. Ata që ti ruheshin avionit të italianëve, e çonin si letër. Është kultivuar kanabis, por nuk ka punëtorë sepse kanë ikur në Spanjë. Shumë nga prodhuesit e kanabisit kanë shkuar në Spanjë dhe kanë marrë punonjësit i kanë çuar atje", tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll