Bota

LUFTA/ Vrasës e grabitës falen nga Putini pasi u gjymtuan në Ukrainë

Një prej tyre është 35-vjeçari Stanislav Bogdanov, i cili prej 10 vitesh ishte në burg pasi ishte dënuar me 23 vite për vrasjen e një gjyqtari.

14 Tetor 2022, 09:04 Nga e.k
LUFTA/ Vrasës e grabitës falen nga Putini pasi u gjymtuan në
Ushtarë rusë të gjymtuar në luftë

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka falur 4 të burgosur, të cilët shkuan të luftojnë në Ukrainë, por mbetën atje të plagosur, duke humbur këmbët apo krahët. Një prej tyre është 35-vjeçari Stanislav Bogdanov, i cili prej 10 vitesh ishte në burg pasi ishte dënuar me 23 vite për vrasjen e një gjyqtari.

Ai pranoi t’u bashkohet mercenarëve të Wagner-it për të luftuar në vijën e parë të frontit në Ukrainë, por mbeti i plagosur atje duke humbur edhe njërën këmbë. Së bashku me të u fal edhe Andrey Arteev, 35 vjeç, i cili ishte dënuar për grabitje. Po ashtu, u fal edhe Rustam Borovkov, 31 vjeç, i cili humbi krahun në luftë, ndërsa ishte dënuar më parë për rrëmbim.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, Rusia ka konfirmuar se 5 ushtarë janë vrarë në Ukrainë, të cilët ishin bashkuar së fundmi luftës pas thirrjes së Putinit.

rusi vladimir putin

Sondazh

Poll