Bota

"Më duhen 100 euro", PUBLIKOHEN mesazhet e nënës së 12-vjeçares së përdhunuar në Greqi

Në biseda shihet se si nënë e vajzës së mitur bisedon me bashkëshorten e 53-vjeçarit dhe i tregon se do i denoncojë bashkëshortin për ngacmin seksual e më pas i kërkon para.

14 Tetor 2022, 08:10 Nga e.k
"Më duhen 100 euro", PUBLIKOHEN mesazhet e nënës
Nëna e 12-vjeçares e arrestuar

GREQI- Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik në Greqi. Mediat greke kanë publikuar mesazhet e shkëmbyera mes nënës së 12-vjeçares  dhe bashkëshortes së 53-vjeçarit që akuzohet për përdhunim.

Në biseda shihet se si nënë e vajzës së mitur bisedon me bashkëshorten e 53-vjeçarit dhe i tregon se do i denoncojë bashkëshortin për ngacmin seksual e më pas i kërkon para.

"Dua të komunikoj, më ka rënë "qielli në kokë", thotë nëna e 12-vjeçares. 

Më pas biseda vazhdon me tona më të larta. Bëhet një biesdë zanaro dhe pastaj shkruaj sërish. Nëna e 12-vjeçares i tregon bisedat që bashkëshorti i saj i dërgon vajzës së mitur dhe e kërcëbnon duke i thënë se do e dononcojë në Polici për ngacmin seksual.

“Unë me gjithë këto fakte në dorë shkoj në polici dhe e denoncoj për ngacmim seksual ndaj të miturës", shkruan ajo.

Më pas biseda vijon sërish me mesazhe dhe ajo i shkruan gruas tjetër identiteti i së cilës nukl është bërë i ditur se ajo vetë nuk dëshiron të shkojë në "ekstrem" por është e detyruar pasi tezja e vajzës i ka parë mesazhet.

“Edhe unë nuk dua që dy familjet të shkatërrohen, por tezja e fëmijës më bën presion se nëse nuk e denoncoj ajo vetë do ta bëj", shkruam më tej ajo.

Ajo i bie sërish telefonin por thirrja nuk shkon. Pas kësaj ajo shkon në Policis dhe bën denoncimin. Tre ditë pas denoncimit ajo i shkruan sërish bashkëshortes së 53-vjeçarit.

Nëna e 12-vjeçares: Mirëmbrëma.

Gruaja e 53-vjeçarit: Mirëmbrëma.

Komunikimi ndërporitet me kaq dhe vijon sërish nesër në mëngjes. 

“Do të më duhen 100 euro. Dua të çoj fëmijën tek mjeku", shkruan ajo.

Biseda vijon me një telefonatë zanore. Më pas ajo i shkruan sërish dhe ngulmon që ti marrë para me arsyetimin se i duhen për ta çuar vajzën tek mjeku. Ju kam shkruan disa herë dhe nuk po marr përgjigje. Bashkëshortja e 53-vjeçarit nuk i përgjigjet dhe ajo i shkruan sërish.

"Pse nuk përgjigjesh", shkruan ajo.

Ajo i shkruan sërish të nesërmën dhe i "kërkon llogari" se përse nuk u përgjigjet mesazhe të saj.

perdhunimi i 12-vjecares ne greqi greqi

Sondazh

Poll