14 Tetor 2022, 07:27
Nga DOSJA
Ministria
TIRANË- Pesha e fondeve që kanë shkuar për sportin në raport me fondet totale buxhetore është minimale duke treguar qartësisht “harresën” e Ministrisë së Arsimit për këtë fushë. Një raport performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili auditon menaxhimin e terreneve sportive në vend tregon se pesha e fondeve të sportit në pesë institucione që janë parë nga afër për këtë qëllim është shumë e ulët.
Për shembull për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit vetëm 4 për qind janë fonde për sportin nga totali i vitit buxhetor, për Bashkinë Pogradec vetëm 3 për qind e për disa Bashki të tjera kjo është edhe më e ulët deri në 0.2 për qind. KLSH ka konstatuar se po kështu se menaxhimi i terreneve sportive në Shqipëri, pavarësisht punës dhe përpjekjeve në nivel qendror e lokal, nuk ka rezultuar mjaftueshëm efektiv në drejtim të ngritjes, funksionimit dhe monitorimit të tij.
“Mungesa e një strategjie të miratuar për sportin nga Ministria e Arsimit dhe Sportit ka cenuar realizimin e objektivave për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe veprimtarive të tjera rekreative me qëllim sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shtetasve që të merren me edukim fizik dhe sport në përputhje me Kartën Evropiane të Sportit si dhe me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare në këtë fushë.
Mungesa e strukturave të veçanta për menaxhimin e terreneve sportive në nivel qendror dhe lokal dhe funksionimi jo në nivelin e duhur i disa strukturave përgjegjëse për zhvillimin e sportit në tërësi dhe në veçanti për menaxhimin e terreneve sportive, tregon qartë se këto institucione vuajnë nga një mungesë menaxhimi me eficience dhe efektivitet të ambienteve, terreneve dhe objekteve sportive” thuhet në auditim.
Po kështu audituesit nënvizojnë se mungesa e një baze të dhënash të plotë të ambienteve dhe objekteve sportive bart risk lidhur me identifikimin e nevojave për menaxhimin e terreneve ekzistuese dhe ngritjen e atyre të reja.
“Niveli i ulët i financimeve si nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe nga vetë NJVQV, si edhe puna e pamjaftueshme për gjetjen e burimeve alternative të financimit është tregues për mungesën e efektivitetit në menaxhimin e terreneve sportive. Nga auditimi i këtij aktiviteti në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në 4 Bashkitë Librazhd, Përrenjas, Pogradec, Kurbin, rezultoi se masat e marra për zhvillimin e sportit dhe ngritjen e terreneve sportive janë të pamjaftueshme për të siguruar mjedise për zhvillimin e veprimtarive sportive, të sigurta dhe sipas standardeve bashkëkohore, jo vetëm për arsimin para universitar por dhe për komunitetin” thuhet në dokument.
Marrë nga Monitor.al
kontrolli i larte i shtetit
Ekonomi
14 Tetor 2022, 07:24
Foto Ilustruese
TIRANË- Të gjithë subjektet që duan që të vendosin një stacion sezonal ankorimi apo bregëzimi n&eum...
Ekonomi
14 Tetor 2022, 07:22
Foto Ilustruese
TIRANË- Norma e rikuperimit të kredive me probleme nga sektori bankar në tremujorin e dytë të këtij viti ka a...
Ekonomi
14 Tetor 2022, 07:18
Foto Ilustruese
TIRANË- Ndonëse po plaket, Shqipëria vijon të jetë një nga popullsitë me moshë më të re n...
Ekonomi
14 Tetor 2022, 07:17
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministra e Financave përllogariti se kostot buxhetore për subvencionin çmimit të energjisë do t&eum...
Ekonomi
14 Tetor 2022, 07:15
Porti i Durrësit
DURRËS- Porti i Durrësit ka lidhur së fundmi kontratën me kompaninë konsulente që do të bëj&e...
Ekonomi
13 Tetor 2022, 18:11
k.m.
Foto ilustruese
BUENOS AIRES- Argjentina është në krizë: nuk ka mjaftueshëm ngjitëse Panini për Kupën e Botës...
Ekonomi
13 Tetor 2022, 17:46
A.B
Energjia
Kriza energjetike në vend ka ndikuar edhe në ndryshimet që pritet të vijnë vitin e ardhshëm në paketën fis...
Ekonomi
13 Tetor 2022, 16:19
A.B
Buke
Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkon që qeveria të marrë masa parandaluese fiskal...
Ekonomi
13 Tetor 2022, 07:25
Foto Ilustruese
TIRANË- Fitimi i kompanive të sigurimit në vend u rrit me 32% në gjysmën e parë të këtij viti. T&eu...
Ekonomi
13 Tetor 2022, 07:22
Foto Ilustruese
TIRANË- Enti Rregullator i Ujit (ERRU) bëri të ditur se shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve në rajo...