Ekonomi

Ngjitëset Panini janë një investim “i artë” – Pse shkaktuan krizë financiare në Argjentinë

Në Buenos Aires përnjë paketë letrash Panini nga Botërori i ardhshëm në Katar, ka radhë të mëdha jashtë dyqaneve. Po ndikon tek inflacioni.

13 Tetor 2022, 18:11 Nga k.m.
Ngjitëset Panini janë një investim “i artë”
Foto ilustruese

BUENOS AIRES- Argjentina është në krizë: nuk ka mjaftueshëm ngjitëse Panini për Kupën e Botës në Katar. Çmimet janë vazhdimisht në rritje. Tregtarët janë të shqetësuar për mungesat edhe pse furnizuesi kryesor i Argjentinës po lufton për të përmbushur kërkesën e tregut. Konsumatorët e dëshpëruar qëndrojnë për orë të tëra në radhët e gjata, ndërsa ministria e Tregtisë vendos të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë për të gjetur një zgjidhje.

Çdo katër vjet, tifozët e futbollit në mbarë botën 'çmenden' për Kupën e Botës dhe koleksionin me ngjitëse. Këtë vit, hobi për të mbledhur të gjitha ngjitësit dhe për të mbushur albumin e Kupës së Botës Panini nisi dhe në Argjentinë. Dhe problemet e ofertës dhe kërkesës, kriza e inflacionit në vend dhe pritshmëritë në rritje për ekipin e Argjentinës kanë bërë të vështirë sigurimin e figurave.

Tani, ngjitësit zakonisht shiten për të paktën dyfishin e çmimit me pakicë prej 150 pesos (1 dollarë) një paketë, ndërsa falsifikimet po "mbysin" tregun. Kohët e fundit në lagjen Villa Urquiza të Buenos Aires, blerësit kërkonin Ernesto Acuñan, i cili shiste 5 pako për 900 pesos. Por për këtë gjë duhet të prisje në radhë. 

Në ditët kur Acuña mund të gjejë paketa, ai i nxjerr në shitje pikërisht në orën 18:00. Por së pari, ai shqyrton radhën e formuar në shesh dhe ndan në përputhje me rrethanat sasinë që mund të blejë çdo klient. Në disa ditë, kufiri është dy pako.

"Kupa e Botës ka të bëjë me kulturën,"- tha Marcela Trotti, e cila po shoqëronte djalin e saj 11-vjeçar, Franko. 

Kërkesa në rritje mund të ketë të bëjë me pritshmëritë – argjentinasit janë optimistë për shanset e tyre në Katar pas fitores së vitit të kaluar në Copa América – dhe sepse kjo do të jetë Kupa e Botës e fundit e yllit Lionel Messi. Kjo ka krijuar një treg të zi, ku një kartë e vetme e Messit shitet për 3,000 pesos (20 dollarë), ndërsa një kartë kolektive ku ndodhet edhe  "legjenda e artë" (Messi) shitet për 60,000 pesos (403 dollarë) - afërsisht paga mujore e një punonjësi me pagë minimale.

Ngjitëset Panini janë një investim “i artë”
Lionel Messi

Për koleksionistët, një album i plotë me ngjitëse konsiderohet një investim, vlera e të cilit mund të rritet, si ato nga fitorja e fundit e Argjentinës në Kupën e Botës në 1986 në Meksikë, kur luajti Diego Maradona. Por ka të bëjë për shumë më tepër se kaq. Mbledhja e kartave ka të bëjë me kujtimet./ NYT

buenos aires argjentine

Sondazh

Poll