Bota

‘Jam italian’/ Kandidati për bashkinë e Los Angeles bën fushatë duke pretenduar se ‘nuk është i bardhë’

Republikani Rick Caruso korrigjoi moderatorin e debatit, i cili konsideroi "të bardhë", duke thënë se ai është "italian".

13 Tetor 2022, 20:30 Nga k.m.

 

‘Jam italian’/ Kandidati për bashkinë e Los Angeles
Rick Caruso

 

SHBA- Kandidati republikan për kryebashkiak të Los Anxhelosit, Rick Caruso, u përball me kritika dhe tallje pasi në një debat pretendoi se nuk ishte i bardhë, por “latin”, sepse është italiano-amerikan. Ai po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me identitetin racor të dy kandidatëve: atij dhe Karen Bass, një kongresmene demokrate afrikano-amerikane.

Duke moderuar debatin të martën mbrëma, gazetarja e Telemundo, Dunia Elvir tha: Dhe kjo pyetje ju shkon të dyve. Kryetari i ardhshëm i Los Anxhelosit duhet të jetë një grua afrikano-amerikane apo një burrë i bardhë?

"Unë jam italian,"-tha Caruso. Por moderatorja e korrigjoi duke qeshur: Italo-amerikan. Por Caruso nuk u ndal dhe shtoi: Pra jam latin. 

Pas një pauze, Elviri vazhdoi me pyetjen e saj, por klipi u përhap me shpejtësi në Twitter. E sigurisht që për asnjë moment nuk u kursyen kritikat./ TheGuardian

rick caruso

Sondazh

Poll