Bota

Lufta me Rusinë, FMN ndan 1.3 mld dollarë për Ukrainën

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal në një postim në telegram më 13 tetor se fondet do të përdoren për financimin e nevojave prioritare.

13 Tetor 2022, 20:09 Nga I.A
Lufta me Rusinë, FMN ndan 1.3 mld dollarë për Ukrainën
FMN

UKRAINË- Ukraina ka marrë 1.3 miliardë dollarë financim shtesë emergjence në kuadër të Instrumentit të Financimit të Shpejtë (RFI) të ofruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal në një postim në telegram më 13 tetor se fondet do të përdoren për financimin e nevojave prioritare.

“Ukraina ka marrë 1.3 miliardë dollarë financim shtesë emergjence nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Fondet do të përdoren për financimin e nevojave prioritare: forcimin e aftësive mbrojtëse, pagesën e pensioneve, programet sociale dhe mbështetjen e ekonomisë," tha FMN.

Në total, FMN i ka dhënë Ukrainës 2.7 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë të vendit nga Rusia. Shmyhal shtoi se qeveria ukrainase dhe FMN së shpejti do të fillojnë punën për një program të ri special që do të nisë vitin e ardhshëm. Siç u raportua më herët, paketa e re e financimit të FMN-së e dhënë Ukrainës në kuadër të instrumentit RFI duhet të plotësojë nevojat e bilancit të pagesave të Ukrainës dhe të mbështesë aftësinë kreditore të vendit.

fmn

Sondazh

Poll