Bota

Kurorëzimi i Mbretit Charles/ Hap debat kurora që do mbajë Camilla, dukeshës i jepet diçka e thjeshtë

Në kurorëzimin e mbretit të ri të monarkisë britanike, Charles III, gruaja e tij Camilla Parker nuk do të mund të mbajë kurorën që duhet.

13 Tetor 2022, 19:19 Nga A.B
Kurorëzimi i Mbretit Charles/ Hap debat kurora që do mbajë
Mbreti dhe Camilla

BRITANI E MADHE- Kombi britanik është në pritje të kurorëzimit të mbretit të ri, i cili do të mbahet më 6 Maj.  Mirëpo ka një problem, dukesha e Cornwall-it, Camilla Parker duhet të ndjekë një protokoll në kurorëzimin, pra t'u bindet vendimeve të marra sipas traditës dhe rregullave që as i shoqi nuk mund të ndikojë. 

Sipas protokollit, duhet që ajo të mbajë një kurorë e cila ka një diamant i veçantë por në këtë rast nuk do ndodhë kështu. Bëhet fjalë për një diamant 105 karatësh Koch dhe Knorr që i përkiste mbretëreshës Elizabeth II. Raportohet se tani ka tension mbi mundësinë që Mbretëresha Consort të kurorëzohet me kurorën për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi pronësinë e saj. Ka mundësi që Camilla të mbajë një kurorë më të thjeshtë.

Në lidhje me “performancën” e Camilla-s, diskutohet jo vetëm diamanti, por edhe e gjithë kurora, e cila përmban deri në 2800 diamante dhe është bërë për të ndjerën Mbretëresha Elizabeth./ Srecna.republica.rs

camilla mbreti charles

Sondazh

Poll