Rusia pret që Erdogan të ndërmjetësojë bisedimet për paqe me Ukrainën
KAZAKISTAN- Moska pret që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ofrojë zyrtarisht që të bëjë ndërmjetësimin e...
Presidenti Biden tha në një intervistë për rrjetin CNN të martën se po shqyrton masa kundër sauditëve, por nuk pranoi të japë detaje për to. Shkurtimi i prodhimit nga organizata e vendeve eksportuese të naftës pritet të ndihmojë Rusinë të shtojë të ardhurat, ndërsa vazhdon luftën e saj gati tetë-mujore në Ukrainë.
SHBA- Presidenti Joe Biden paralajmëroi pasoja për Arabinë Saudite ndërsa administrata e tij ka nisur rivlerësimin e marrëdhënieve të SHBA-së me mbretërinë saudite dhe demokratët kanëë kërkuar ngrirjen e bashkëpunimit me këtë vend. Deklarata vjen pasi aleanca OPEC+ e udhëhequr nga Riadi, njoftoi se do të ulë prodhimin e naftës. Presidenti Biden tha në një intervistë për rrjetin CNN të martën se po shqyrton masa kundër sauditëve, por nuk pranoi të japë detaje për to. Shkurtimi i prodhimit nga organizata e vendeve eksportuese të naftës pritet të ndihmojë Rusinë të shtojë të ardhurat, ndërsa vazhdon luftën e saj gati tetë-mujore në Ukrainë.
Senatori demokrat i Kënektikatit, Richard Blumenthal dhe ai republikan i Kalifornisë, Ro Khanna kanë paraqitur projekt-ligj që do të ndalonte menjëherë shitjen e armëvë të SHBA-së për Arabinë Saudite për një vit. Kjo masë do të përfshintë edhe ndalimin e shitjeve për pjesët rezervë apo të riparimit. Megjithatë, mbetet e paqartë se deri në çfarë pike do të shkojë Presidenti Biden për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Arabisë Saudite, një aleat i rëndësishëm, por i ndërlikuar në Lindjen e Mesme. Presidenti Biden tha në intervistë se ai do të konsultohej me Kongresin për rrugën që duhet ndjekur, por nuk pranoi të bënte komente mbi propozimin e demokratëve për të ndaluar shitjen e armëve.
“Do të ketë pasojë për atë çfarë kanë bërë me Rusinë. Nuk do hyj në detaje mbi atë që kam në mend. Por do të ketë pasoja”, tha presidenti.
Zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se Presidenti Biden beson se “është koha për të riparë marrëdhëniet dhe për t’u siguruar se kjo i shërben interesave të sigurisë kombëtare”. Sekretarja e shtypit Karine Zhan-Pierr tha të martën se Shtëpia e Bardhë nuk ka afat kohor për shqyrtimin e masave dhe se presidenti nuk ka caktuar një këshilltar të posaçëm për kët çështje. Megjithatë, zyrtarët nënvizojnë rolin e Arabisë Sauditë për sigurisn në Lindjen e Mesme.
OPEC+, që përfshin Rusinë dhe Arabinë Saudite, njoftoi javën e shkuar se do ulë prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi më pak në ditë, çka do të ndikojë në ruajtjen e çmimit të naftës, duke ndihmuar financiarisht Presidentin Rus Vladimir Putin, që vazhdon prej 8 muajsh luftën në Ukrainë. Ulja e prodhimit dëmton gjithashtu përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-të për t’ia bërë financiarisht të papërballueshme luftën Rusisë, kërcënon ekonominë botërore tashmë të destabilizuar nga konflikti i Ukrainës dhe rrezikon që Presidenti Biden dhe demokratët të përballen me rritje të çmimit të energjisë pak përpara zgjedhjeve të nëntorit për Kongres.
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud tha se vendimi i qeverisë për të ulur prodhimin është “thjesht ekonomik”. Zoti Biden dhe udhëheqësit europianë kanë kërkuar rritjen e prodhimit të naftës me qëllim uljen e çmimit, por edhe për të ndëshkuar Moskën për agresionin e saj në Ukrainë.
Senatori Blumenthal tha se SHBA-të “nuk mund të vazhdojnë t’i shesin armë të teknologjisë së lartë një vendi të lidhur me një kundërshtar të neveritshëm terrorist”.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mban në konsideratë faktin se shitjet e armëve të saj Riadit, shërbejnë, pjesërisht, si një kundërpeshë e rëndësishme në rajon ndaj Iranit, i cili po vepron me shpejtësi drejt synimit për t’u kthyer në fuqi bërthamore. Por, presioni është i madh për zoti Biden. Gjatë kandidimit për Shtëpinë e Bardhë ai premtoi se nën drejtimin e tij, udhëheqësit sauditë do të paguanin për vrasjen e gazetarit amerikan Jamal Khashoggi, një kritik i Mbretërisë, në vitin 2018. Pas rritjes së çmimit të karburantit në korrik zoti Biden vendosi të vizitonte Arabinë Saudite. Gjatë vizitës, ai u takua me princin e Mbretërisë Saudite, të cilin prej kohësh e kishte akuzuar si përgjegjës për vrasjen e Khashoggit. Inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundimin se Princi i Kurorës, kishte miratuar vrasjen e Khashoggit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Vetë Princi i Kurorës ka mohuar çdo përfshirje.
Marrë nga VOA
KAZAKISTAN- Moska pret që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ofrojë zyrtarisht që të bëjë ndërmjetësimin e...
Evropa BRUKSEL- Mes luftës në Ukrainë udhëheqësit evropianë po i drejtohen Afrikës për më shumë gaz natyr...
Ukraina tha më 12 tetor se ka çliruar pesë vendbanime të tjera në rajonin jugor të Hersonit, ndërsa forcat e saj të ...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç u takua me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në...
Caroline Crouch GREQI- Piloti grek Babis Anagnostopoulos duket i habitur nga veprimi i prindërve të të ndjerës Caroline Crouc...
Pamjet nga sateliti MALI I ZI- Mali i Zi ka lëshuar satelitin e parë në hapësirë. Duke ja kaluar edhe Shqipërisë, organi...
Artan Grubi dhe Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka komentuar fjalimin...
Foto Ilustruese KINË- Një raport i fundit, paralajmëron se në shumë qytetete të botës, Kina ka hapur dhjetra qendra t&eu...
Elon Musk SHBA- Elon Musk po krijon gjëra të reja të cilat po e rritin pasurinë e tij.Themeluesi i SpaceX dhe CEO i Tesl...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu të martën besimin se ai mund të mposht paraardhësin e tij Donald Trump në nj&e...