Bota

“Flokë të Djegura”, njihuni me parfumin e krijuar nga Elon Musk, shiten 10.000 shishe për një orë

Musk ka njoftuar se 10,000 shishe parfumi me vlerë 100 dollarë (90,60 £) janë shitur brenda një ore.

12 Tetor 2022, 20:48 Nga A.B
“Flokë të Djegura”, njihuni me parfumin e krijuar nga Elon
Elon Musk

SHBA- Elon Musk po krijon gjëra të reja të cilat po e rritin pasurinë e tij.Themeluesi i SpaceX dhe CEO i Tesla ka nxjerrë në shitje një parfum që mban erë si flokët e djegur, dhe njerëzit po "çmenden" për të. Musk ka njoftuar se 10,000 shishe parfumi me vlerë 100 dollarë (90,60 £) janë shitur brenda një ore.

"Burnt Hair", një parfum për meshkuj nga Singed, me çmim 100 dollarë për shishe, tashmë ka shitur 10,000 copë.

Musk deklaroi në një Tweet të mëparshëm se kompania e tij do të nxirrte në treg një aromë për burrat për t'i bërë ata "të dallohen në një turma" dhe "të vihen re teksa ecin nëpër aeroport".

Tani që parfumi i tij ka arritur suksesin e pritur, Musk e ka ndryshuar biografinë e tij në Twitter duke e përshkruar veten si "Shitës Parfumesh"./Burimi:Ndtv

elon musk

Sondazh

Poll