Aktualitet

S'ka qetësi edhe në Vlorë! Plagoset në dy këmbët një 19-vjeçar nga Fieri, e çoi daja në spital

I riu ndodhej në fshatin Llakatund të Vlorës tek të afërmit e tij. Ka qenë daja i tij, i cili e ka shoqëruar në spital, ndërkohë ai është shoqëruar në ambientet e komisariat të Policisë Vlorë për t'u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

12 Tetor 2022, 19:01 Nga k.m.
S'ka qetësi edhe në Vlorë! Plagoset në dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Plagosje me armë zjarri në Vlorë. Një 19-vjeçar nga Fieri është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Llakatund të Vlorës. Mësohet se i riu, Sebastian Jallaj, është dërguar në spital me dy plagë plumbash në të dyja këmbët.

I riu ndodhej në fshatin Llakatund të Vlorës tek të afërmit e tij, ku dyshohet është konfliktuar me një bashkëmoshatar për konflikte banale dhe ai i fundit e ka ndjekur pas për ta plagosur, fill në momentin kur Jallaj është ulur nga makina e tij. Ka qenë daja e të plagosurit, i cili e ka shoqëruar në spital, ndërkohë ai është shoqëruar në ambientet e komisariat të Policisë Vlorë për t'u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

Aktualisht, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende edhe deri më tani mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, por nuk ka asnjë të prangosur, e po ashtu të paqarta mbeten edhe rrethanat e ngjarjes. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

vlore sebastian jallaj

Sondazh

Poll