Aktualitet

“Zecchino d’oro” rikthehet në Vendin e Shqiponjave

Këngët që do të interpretohen do të drejtohen nga dirigjentja e famshme e Korit të Antoniano-s, Sabrina Simoni.

12 Tetor 2022, 16:55 Nga I.A
“Zecchino d’oro” rikthehet në Vendin e Shqiponjave
Sabrina Simoni

TIRANË- Edicioni i dytë i nismës “Zecchino d’oro në Shqipëri”. Pas suksesit të vitit të kaluar vijon bashkëpunimi me Antoniano Rai - Zecchino d’Oro Bologna. Këngët që do të interpretohen do të drejtohen nga dirigjentja e famshme e Korit të Antoniano-s, Sabrina Simoni.

Konkursi do të zhvillohet në datën 13 Tetor (ora 10:00) pranë Pallatit të Kulturës në Durrës, dhe në datën 14 Tetor (në të njëjtën orë) pranë auditorit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, me praninë e Ambasadorit të Italisë, Fabrizio Bucci.

Në këtë konkurs, për herë të parë, do të marrin pjesë edhe fëmijët e kopshteve. Nxënësit e disa prej shkollave do të jenë pjesë e një gare emocionuese nën tingujt e muzikës italiane dhe interpretimin e disa prej këngëve të suksesshme të cilat kanë shënuar edhe historinë e Zecchino d’Oro (Il caffè della Peppina, Le tagliatelle di Nonna Pina, Quarantaquattro gatti …).

Jashtë konkursit, do të interpretohet gjithashtu edhe një prej këngëve popullore italiane më të famshme në botë, Funiculì Funiculà. Fëmijët do të interpretojnë gjithashtu edhe këngë me të cilat është paraqitur Shqipëria në Zecchino, të shkruara në gjuhën italiane me strofa në gjuhën shqipe, La cicala, Io sono un aquilotto.

zecchino d’oro në shqipëri antoniano rai sabrina simoni

Sondazh

Poll