“Gjente njerëzit për kredi fiktive”, zbulohet roli i 41-vjeçares që ishte pjesë e grupit që zhvati 3.7 mln € (EMRI)
22 Gusht 2019, 09:26Nga DOSJA
TIRANË- Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me skemën e përvetëzimit të parave nga Fondacioni Besa. Dosja.al ka mësuar sot emrin dhe rolin e një tjetër të arrestuare. Sipas informacioneve mësohet se një prej të arrestuarave është Orkida Driza.
Driza njihej si një qytetare, pjesë e komunitetit egjiptian që kishte një rol të rëndësishëm së skmën e përvetësimit të parave. Sipas burimeve të Dosja.al ajo ishte një prej ndërmjetësve, që “ndihmonte” pjesëtarë të komunitetit egjiptian për të marrë kredi. Dhe sipas Policisë “O. D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive”. Por ndërkohë, Driza u jepte vetëm 600 mijë lekë, për të pasur dokument për dhënie kredi dhe pjesën tjetër e ndante me pjesëtarët e tjerë të grupit.
Ndërkohë që kreditë nuk paguheshin nga qytetarët, pasi nuk kishin marrë lekë dhe automatikisht quheshin kredi të këqija. Ky ka qenë dhe një nga shkaqet e zbulimit te grupit, pasi drejtuesit e tjerë të fondacionit duke parë këtë situatë kishin bërë kallëzimin në polici dhe bënë të mundur zbulimin e skemës.
Ditën e djeshme Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 7 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, pasi akuzohen se kanë përfetësuar 3.7 milionë euro nga kreditë fiktive. Të gjithë punonjës në Fondacionin “Besa”, dyshohet se kishin ngritur këtë skemë mashtrimi, duke krijuar një gropë të madhe.
Si funksiononte skema?
Sipas bluve të Tiranës, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja A.I., në pozicionin e drejtoreshës së njërës nga degët e filialit të fondacionit, kishte krijuar ketë skemë mashtrimi dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të ndalur kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi.
Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme një ditë pasi u bë publik vendimi për transferimin e dosjes 184, nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës, ka reaguar s...
ITALI- Dy vajza shqiptare kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë zhvatur një të moshuar me të cilin ato bënin “seks online”.Sipas medie...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
SHQIPËRI– Lifeguard-ët ose jetë shpëtuesit e bregdeteve shqiptare japin show. Ata zbresin nga kullat e vrojtimit dhe nisin të shkrepin foto me përfaq...
DURRËS– Një person ka rënë nga lartësia në zonën e Velierës në Durrës. Mësohet se personi është në gjendje të rëndë për jetën.Ai ka pësuar dëmtime të mëdha...
TIRANË– Është ndarë nga jeta gazetari Maksim Sinemati. Indjeri që ia dedikoi jetën gazetarisë dhe mediave ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 70-...
TIRANË– Ata që kanë fituar lotarinë gjenden pak hapa larg realizimit të ëndrrës amerikane, por jo ata qytetarë që mashtrojnë dhe abuzojnë me ligjin. ...
ITALI– Ekipi i kryeqytetit të Italisë, Roma, ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Zappacosta nga ekipi i Chelsea. Lojtari do ...
TIRANË– Janë gjobitur disa biznese që kanë rezultuar me kushte skandaloze të gatimit dhe të ruajtjeve të ushqimit. Në njoftimin zyrtar të AKU-së, sqa...