Art&Argëtim

Ermal Mamaqi vendos kushte për t'u rikthyer në TvKlan, aktori: O unë, o Luana Vjollca

Ermali u shpreh se në TvKlan, mund të rikthehet vetëm nëse largohet Luana Vjollca.

10 Tetor 2022, 20:55 Nga A.B
Ermal Mamaqi vendos kushte për t'u rikthyer në TvKlan, aktori: O
Ermal Mamaqi

TIRANË- Aktori i njohur, Ermal Mamaqi ka vendosur disa kushte për rikthimin e tij në Tvklan. Mbrëmjen e sotme, në “Dance Albania” ai u shpreh se në atë televizion, mund të rikthehet vetëm nëse largohet Luana Vjollca, e cila sapo është bashkuar medias.

Alketa Vejsiu: Edhe ty Ermal. Ty të dua në Oscar. Ty të dua në vend të Jimmy Fallon.

Alketa Vejsiu: Në vend të Jimmy Fallon se ke shkuar ke parë dhe “live” programin e tij.

Ilir Shaqiri: Manifestet e Ermalit kanë dalë edhe në Romë.

Alketa Vejsiu: Dëgjo, na mungon ai “Xing me Ermalin”. Nuk e di pse ike nga Klani. Ishe dhe komshi shumë i mirë të betohem.

Ermal Mamaqi: Tashmë është tepër vonë, Alketa.

Alketa Vejsiu: Asnjëherë nuk është vonë, kurrë mos thuaj kurrë.

Ermal Mamaqi: Tani, o unë o Luana këtu.

Alketa Vejsiu: Po pse, Klani është i madh, ka vend për të gjithë.

Ermal Mamaqi: E di, po nuk më pëlqen shumë parkingu.

ermal mamaqi luana vjollca

Sondazh

Poll