Art&Argëtim

Bllokohen rrjetet sociale të reperit Kanye West për ‘postime anti-hebreje’

Komenti ishte fshirë dhe llogaria e West ishte bllokuar pa paralajmërim, ndoshta prej efektit masiv të fjalëve në miliona ndjekësit e tij.

10 Tetor 2022, 19:04 Nga A.B
Bllokohen rrjetet sociale të reperit Kanye West për ‘postime
Kanye West

SHBA- Llogaritë e Kanye West në Instagram e Twitter ishin bllokuar nga rrjeti për arsye të postimeve të kategorizuara si “anti-semite”. Twitter bllokoi dje llogarinë e West pasi fshiu komentin e tij ku shkruhej “death con 3 On JEWISH PEOPLE” që shkelte politikat e rrjetit kundër “gjuhës së urrejtjes”, teksa në një lojë fjalësh me sloganin e gjuhes kompjuterike “def con” përmend mes të tjerash “vdekje për hebrejtë”.

Më tej ai shtonte: “Megjithatë unë nuk mund të jem anti-semit pasi të gjithë njerëzit me ngjyrë janë në fakt hebrenj, dhe ju jeni përpjekur të talleni me mua duke diskriminuar këdo që kundërshton axhendën tuaj”.

Komenti ishte fshirë dhe llogaria e West ishte bllokuar pa paralajmërim, ndoshta prej efektit masiv të fjalëve në miliona ndjekësit e tij.

“Llogaria është kyçur prej shkeljes së politikave të Twitter,” tha një zëdhënës i platformës për rrjetin BuzzFeed News.

Ndërsa Facebook kishte vendosur “kufizime të ashpra” ndaj llogarisë së West, pasi të premten pretendonte se reperi amerikan ‘Diddy’ kontrollohet nga hebrej të fuqishëm, që gjithashtu konsiderohet “antisemite” raportonte rrjeti NBC News.

West është diagnostikur me çrregullim bipolar disa vjet më parë dhe ka folur publikisht për sfidat e sëmundjeve mendore.

kanye west

Sondazh

Poll