Art&Argëtim

Gjendet ADN-ja më e vjetër detare në Antarktidë

Kjo është e rëndësishme sepse Antarktida është një nga zonat në Tokë më të prekura nga ngrohja globale.

10 Tetor 2022, 18:31 Nga k.m.
Gjendet ADN-ja më e vjetër detare në Antarktidë
Foto ilustruese

ANTARKTIDË- Zbulimet më të fundit në Antarktidë mund të jetë çelësi për të kuptuar se si jeta ka evoluar në oqeane gjatë miliona viteve të fundit. Shkencëtarët kanë zbuluar ADN-në më të vjetër detare në botë.

Kjo është e rëndësishme sepse Antarktida është një nga zonat në Tokë më të prekura nga ngrohja globale.

Fragmente të materialit organik janë gjetur nën shtratin e detit të Skocisë, në veri të Antarktidës nga një ekip ndërkombëtar studiuesish të udhëhequr nga Universiteti i Tasmanisë në Australi.

Referuar me termin teknik 'sedaDNA' – ADN e lashtë sedimentare – mostrat e gjetura ka të ngjarë të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë se si ndryshimi klimatik mund të ndikojë në Antarktidë në të ardhmen.

SedaDNA gjendet në shumë mjedise, duke përfshirë shpellat tokësore, ku materiali daton deri në 650,000 vjet më parë.

antarktida

Sondazh

Poll