Bota

Historike për Kosovën, për herë të parë ka të drejtë fjale në Asamblenë e Këshillit të Evropës

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili po qëndron atje bashkë me disa deputetë nga partitë tjera, ka dhënë një lajm të mirë, duke treguar se Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

10 Tetor 2022, 19:09 Nga I.A
Historike për Kosovën, për herë të parë ka të
Keshilli i Evropes

BRUKSEL- Deputetë nga Kosova po marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili po qëndron atje bashkë me disa deputetë nga partitë tjera, ka dhënë një lajm të mirë, duke treguar se Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai më tej shtoi se Kosova është histori suksesi e Kosovws dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Postimi i Plotë:

Lajm i mirë për vendin. Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova jonë e meriton respektin. E meriton vendin e saj në organizatat ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore. Krenar me Kosovën tonë! Krenar me aleatët tanë të natyrshëm – perëndimorë.

arben gashi keshilli evropian

Sondazh

Poll