Bota

FOTO e rrallë: Ushtarët rusë dhe amerikanë pozojnë së bashku

Të shtunën në mëngjes, një patrullë amerikane dhe një patrullë ruse kaluan rrugët në një zonë nafte pranë qytetit al-Qataniyah në provincën Hasakeh të Sirisë verilindore

10 Tetor 2022, 18:29 Nga A.B
FOTO e rrallë: Ushtarët rusë dhe amerikanë pozojnë
Ushtaret

SHBA- Ushtarët amerikanë dhe rusë shkëmbyen përshëndetje miqësore dhe pozuan për foto së bashku gjatë rrugës në Siri. Kjo ishte një pamje e pazakontë mes dy shteteve.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dislokuar trupa tokësore në Siri, të shkatërruar nga një luftë civile që është ndezur që nga viti 2011, ku secila palë mbështet një kamp kundërshtar. Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur më tej tensionet e Uashingtonit me Moskën.

FOTO e rrallë: Ushtarët rusë dhe amerikanë pozojnë

Por të shtunën në mëngjes, një patrullë amerikane dhe një patrullë ruse kaluan rrugët në një zonë nafte pranë qytetit al-Qataniyah në provincën Hasakeh të Sirisë verilindore, sipas korrespondentëve të AFP.

Kjo nuk është hera e parë që tanket amerikane dhe ruse kryqëzohen në këtë zonë. Por këtë herë, ushtarët u përshëndetën miqësisht në vend që të kalonin pa u ndalur. Ushtarët, duke qëndruar krah për krah, u fotografuan, duke buzëqeshur, me armët drejtuar nga toka.

FOTO e rrallë: Ushtarët rusë dhe amerikanë pozojnë

Një rus dhe një amerikan shpërthejnë në të qeshura gjatë një bisede. 

"Është një moment shumë i rrallë," tha Samuel Ramani, një studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit . “Është një shenjë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duan të ‘shmangën konfliktin’ në Siri”.

ushtaret rus dhe amerikane rusi shba

Sondazh

Poll