Bota

Sulmet me raketa në Ukrainë, Biden i dënon: Vranë dhe plagosën civilë

Udhëheqësi amerikan vazhdoi të shprehte ngushëllimet e tij për familjet dhe të dashurit e atyre që u vranë pa kuptim.

10 Tetor 2022, 18:30 Nga I.A
Sulmet me raketa në Ukrainë, Biden i dënon: Vranë dhe
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka “dënuar fuqishëm” sulmet raketore të Rusisë në Ukrainë këtë mëngjes. Në një deklaratë, Biden tha se sulmet vranë dhe plagosën civilë që skishin asnjë qëlim ushtarak.  

“Këto sulme vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektiva pa qëllime ushtarake. Ata demonstrojnë edhe një herë brutalitetin e plotë të luftës ilegale të Putinit ndaj popullit ukrainas”, tha Biden.

Udhëheqësi amerikan vazhdoi të shprehte ngushëllimet e tij për familjet dhe të dashurit e atyre që u vranë pa kuptim.

“Këto sulme vetëm sa e përforcojnë më tej angazhimin tonë për të qëndruar me popullin e Ukrainës për aq kohë sa duhet”, shtoi ai.

Krahas aleatëve dhe partnerëve tanë, ne do të vazhdojmë t'i imponojmë Rusisë kosto për agresionin e saj, do të mbajmë Putinin dhe Rusinë përgjegjëse për mizoritë dhe krimet e saj të luftës dhe do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për forcat ukrainase për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre.

“Ne përsëri i bëjmë thirrje Rusisë që të përfundojë menjëherë këtë agresion të paprovokuar dhe të largojë trupat e saj nga Ukraina”, tha Biden.

joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll