Bota

Hakerohet televizioni shtetëror iranian, gjatë transmetimit të lajmeve shfaqet logoja: Gruaja, jeta, liria

Në ekran u shfaq një imazh i rrethuar nga flakët pranë fotografive të 22-vjeçares Mahsa Amini, vdekja e të cilës ka shkaktuar demonstrata të mëdha në të gjithë vendin.

9 Tetor 2022, 08:37 Nga A.B
Hakerohet televizioni shtetëror iranian, gjatë transmetimit të
Logo

INDI- Televizioni shtetëror i Iranit ndërpreu transmetimin për një kohë të shkurtër pasi protestuesit hakeruan sistemet e tij gjatë protestave masive në vend.

Teksa po transmetohej edicioni kryesor i lajmeve të mbrëmjes, në ekran u shfaq një imazh i rrethuar nga flakët pranë fotografive të 22-vjeçares Mahsa Amini, vdekja e të cilës ka shkaktuar demonstrata të mëdha në të gjithë vendin.

Në sfond dëgjohet slogani i protestës “Gruaja, jeta, liria” ndërkohë që grupi i hakerëve Edalate Ali postoi detajet e tij në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar grupi hakoi kamerat e sigurisë dhe nxori në transmetim keqtrajtimin e të burgosurve në një burg që mbante kryesisht të burgosur politikë.

Burimi: Skynews

indi

Sondazh

Poll