Bota

Shpërthimi në Urën e Krimesë, Rusia raporton për viktima: Dy trupa janë nxjerrë nga uji

Komiteti gjithashtu zgjeroi deklaratën e tij të mëparshme se një kamion në urë ishte hedhur në erë, raporton CNN.

8 Tetor 2022, 13:28 Nga e.k
Shpërthimi në Urën e Krimesë, Rusia raporton për
Momenti i shpërthimit i urës

UKRAINË- Të paktën tre persona u vranë në shpërthimin në urën Kerç herët të shtunën, sipas Komitetit Hetues të Rusisë.

“Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e incidentit. Dyshohet se këta janë pasagjerët e një makine që ndodhej pranë kamionit të hedhur në erë. Aktualisht, trupat e dy viktimave janë marrë tashmë nga uji, një burri dhe një gruaje, identitetet e tyre janë duke u përcaktuar.”

Komiteti gjithashtu zgjeroi deklaratën e tij të mëparshme se një kamion në urë ishte hedhur në erë, raporton CNN.

“Hetuesit e Komitetit Hetimor Rus përcaktuan edhe të dhënat e kamionit dhe pronarit të tij. Ky është banor i Krasnodarit, në vendbanimin e tij janë nisur veprimet hetimore. Rruga e lëvizjes së mjetit dhe dokumentacioni përkatës janë duke u studiuar”, përfundon deklarata.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll