Bota

VIDEO/ Rusët e kishin kontrolluar kamionin me eksploziv pak para se të shpërthente mbi urë

Në të njëjtën kohë, mediat ukrainase shpjegojnë se hyrja në urën e Krimesë nuk është e lehtë. Sistemet e kontrollit ST-6035 janë instaluar në hyrje nga drejtoria përkatëse e sigurisë e Ministrisë së Transportit të Rusisë dhe ka sisteme kontrolli të eksplozivëve.

8 Tetor 2022, 12:39 Nga d.a.
VIDEO/ Rusët e kishin kontrolluar kamionin me eksploziv pak para se të
shperthimi i ures ne Krime

UKRAINË- Një video e publikuar nga momenti i shpërthimit të kamionit me eksploziv mbi urën që lidh Rusinë me Krimenë ka ngritur shumë pikëpyetje. Sipas videos, oficerët kontrolluan kamionin, por nuk panë asgjë të dyshimtë. Pak minuta më vonë, sipas një video tjetër që tregon momentin e shpërthimit, kamioni shpërtheu teksa ishte në lëvizje.

Në të njëjtën kohë, mediat ukrainase shpjegojnë se hyrja në urën e Krimesë nuk është e lehtë. Sistemet e kontrollit ST-6035 janë instaluar në hyrje nga drejtoria përkatëse e sigurisë e Ministrisë së Transportit të Rusisë dhe ka sisteme kontrolli të eksplozivëve.

Kamera e sigurisë tregon momentin e shpërthimit shumë të fuqishëm në urën në ngushticën e Kerçit, që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë. Ora është 6:02 minuta, kur ka makina në pjesën e rrugës së urës. Trafiku rrjedh normalisht, derisa në një moment ndodh një shpërthim në një kamion të bllokuar. 

Në pamjet, përveç kamionit, nga i cili duket se ka nisur shpërthimi, aty kalon edhe një makinë tjetër. Nuk dihet nëse ka viktima.] Kamioni shkaktoi zjarr në rezervuarët e karburantit brenda një treni, i cili po shkonte drejt gadishullit të Krimesë. Ura ka një rëndësi simbolike dhe strategjike, pasi lidh gadishullin e Krimesë me rrjetin e transportit dhe komunikimit të Rusisë. Ndërtimi i tij ishte i kushtueshëm dhe u bë me urdhër të Vladimir Putin, i cili e përuroi personalisht në 2018, katër vjet pas aneksimit të Krimesë. Aktualisht po lehtëson transferimin e pajisjeve ushtarake ruse te forcat që veprojnë në Ukrainë.

Trafiku është ndërprerë. Megjithatë, informacionet nga pala ruse dalin me “pikatore”. Një pjesë e autostradës është shembur, dhe trafiku është bllokuar.

Presidenti rus Vladimir Putin u informua për "emergjencën" në urë dhe urdhëroi një hetim të qeverisë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. Peskov pranoi se "ende nuk ka parashikime" se kur do të restaurohet ura. Sipas TASS, zjarri është shuar. Sipas mediave ruse, të gjitha linjat e trenave nga Rusia në Krime janë anuluar dhe gjithashtu është pezulluar shitja e biletave për në gadishull.

 

shperthimi i ures ne krime lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll