Art&Argëtim

"Për një moment mendova se do ta humbja", Floriana Garo rrëfen frikën gjatë lindjes së vajzës

E ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ish-moderatorja e ekraneve ka rrëfuer momentin e vështirë që ka kaluar gjatë shtatzanisë me vajzën e saj.

8 Tetor 2022, 09:08 Nga d.a.

"Për një moment mendova se do ta humbja", Floriana Garo


Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo në një rrëfim të rrallë për jetën e saj personale ka folur për një nga momentet më të vështira.

E ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ish-moderatorja ka rrëfyer momentin e vështirë që ka kaluar gjatë shtatzanisë me vajzën e saj. E pyetur se kur ka qenë hera e fundit që ka dershur lot ajo është shprehur gjatë lindjes së fëmijëve.

"Kur kam lindur fëmijët, sepse me djalin ka shkuar më mirë, por me vajzën kam patur më shumë probleme. Kam menduar për një moment që edhe mund ta humbja. Dhe jo çdo gjë merret për të mirëqenë. Prandaj kur ajo lindi, kam qarë."- shpreh Garo.

floriana garo enis daci

Sondazh

Poll