Bota

Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Rifat Latifi nuk u prononcua vetë, por qeveria e "rrodhi" në media letrën e dorëheqjes.

6 Tetor 2022, 18:25 Nga k.m.
Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi
Rifat Latifi

PRISHTINË- Rifat Latifi të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë deri sot, kirurgu i njohur edhe në SHBA, Rifat Latifi, e mbylli tentativën e tij për të përmirësuar shëndetësinë e Kosovës duke i dorëzuar sot mbi tavolinë letrën e dorëheqjes kryeministrit Albin Kurti.

Latifi nuk u prononcua vetë, por qeveria e "nxorri" në media letrën e dorëheqjes.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që nga sot më datën 6 tetor, 2022”.

Nuk dihet saktë cilat ishin arsyet që Latifi që e bëri këtë hap, por tashmë mbetet të emërohet pasuesi i tij. 

rifat latifi

Sondazh

Poll