Art&Argëtim

Chris Martin vuan nga infeksioni i rëndë në mushkëri, shtyhet turneu i Coldplay

Grupi është i detyruar të anulojë koncertet e tyre në Brazil në mënyrë që këngëtari të shërohet.

5 Tetor 2022, 14:29 Nga A.B
Chris Martin vuan nga infeksioni i rëndë në mushkëri,
Chris Martin

SHBA- Këngëtari i Coldplay, Chris Martin, vuan nga një infeksion i rëndë në mushkëri. Për këtë shkak, grupi është i detyruar të anulojë koncertet e tyre në Brazil në mënyrë që këngëtari të shërohet.

Madje, ata janë kujdesur të nxjerrin një njoftim zyrtar, në të cilin përshkruajnë qartë sëmundjen e Martinit dhe anulimin e koncerteve të tyre në Sao Paulo dhe Rio de Zhaneiro.

“Me keqardhje të thellë jemi të detyruar të shtyjmë koncertet tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro dhe Sao Paulo deri në fillim të vitit 2023. Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri, Chris-it i janë dhënë urdhëra të rrepta mjekësore për të pushuar për tre javët e ardhshme. Po punojmë sa më shpejt që të caktojmë data të reja. Ne jemi optimistë se ai do të rikthehet mirë në shëndet pas pushimit të planifikuar mjekësor dhe mezi presim të rifillojmë turneun tonë së shpejti ”, thuhet në deklaratën zyrtare.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Coldplay (@coldplay)

chris martin

Sondazh

Poll