Bota

Do rinisin xhirimet e filmit “Rust”, burri Halyna Hutchins bëhet producent, do marrë fitimet

Sipas CNN, Matthew Hutchins, bashkëshorti i regjizores së ndjerë do të jetë producent ekzekutiv i filmit dhe do të marrë një pjesë të fitimeve nga "Rust".

5 Tetor 2022, 17:42 Nga k.m.
Do rinisin xhirimet e filmit “Rust”, burri Halyna Hutchins
Alec Baldwin

SHBA- Alec Baldwin është përballur me akuza penale për vrasjen e regjisores Halyna Hutchins në xhirimet e filmit "Rust". Sipas CNN, Matthew Hutchins, bashkëshorti i regjizores së ndjerë do të jetë producent ekzekutiv i filmit dhe do të marrë një pjesë të fitimeve nga "Rust".

Madje ka edhe një deklaratë prej tij lidhur me lajmin e publikuar. 

“Ne kemi arritur një marrëveshje, me miratimin e gjykatës, në rastin e vdekjes së gabuar kundër producentëve të 'Rust', duke përfshirë Alec Baldwin, Rust Movie Productions dhe LLC. Si pjesë e kësaj zgjidhjeje, çështja do të pushohet. "Rust" do të rifillojë xhirimet me të gjithë personazhet kryesorë origjinalë në janar 2023. Nuk jam aspak i interesuar të përfshihem në akuza apo t'u ngarkoj fajin (prodhuesve ose zotit Baldëin). Të gjithë besojmë se vdekja e Halynas ishte një aksident i tmerrshëm. Jam mirënjohës që producentët dhe komuniteti i argëtimit u bashkuan për të nderuar punën e saj përfundimtare,”- tha Hutchins në një deklaratë.

Regjisori Joel Souza, i cili gjithashtu u plagos në xhirime, pritet të rikthehet në film. 

Aktori i famshëm, Alec Baldwin vrau me armë zjarri Halyna Hutchins dhe ka lënë të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij. 

alec baldwin rust tragjedi ne filmin rust

Sondazh

Poll