Bota

Presidenti amerikan zbulon imazhin e kullës qiellgërvishtse “Trump” në Grenlandë dhe çuditi botën

20 Gusht 2019, 17:19 Nga DOSJA
Presidenti amerikan zbulon imazhin e kullës qiellgërvishtse

Presidenti amerikan  Donald Trump poston në “Twitter” një foto me një kullë qiellgërvishtse që mban mbiemrin e tij, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Unë premtoj se nuk do ta bëj këtë në Greenland!”.

Greenland pretendohet se do të blihet nga presidenti Amerikan dhe kjo duket se i ka friksuar banorët e ishullit të akullt.

Postimi i Tramp në rrjetin social “Twitter” erdhi menjëher pasi konfirmoj njoftimet e mediave të huaja se ai do të blinte territorin  autonom danez.

Ekonomistët  kanë paralajmëruar se ekonomia amerikane po shkon drejt një recesioni, por kjo nuk  ka ndikuar tek Trump që si  biznesmen nuk ka mundur t’i rezistoj tundimit të asaj që ai e ka quajtur: Kjo është një marrëveshje e madhe e pasurive të patundshme  me milje vijë bregdetare.

Strategjikisht është interesante dhe ne do të jemi të interesuar por do të flasim pak me ata,” u tha Trump gazetarëve.

Nga interesi i presidentit amerikan për të blerë ishullin janë indinjuar shumë banorët në Grenlandë dhe Danimarkë.

Ndërsa ka reaguar dhe kryeministri danez duke e quajtur “absurd” çdo diskutim mbi shitjen e ishullit.

I promise not to do this to Greenland! pic.twitter.com/03DdyVU6HA

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 20, 2019

 

Burimi: The Guardian

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump donald trump prezanton kullën në greenland greenland presidenti amerikan donald trump donald trump prezanton kullën në greenland greenland presidenti amerikan

Sondazh

Poll