Bota

VIDEO/ Këndoi një këngë ukrainase, "Miss Crimea 2022" dënohet për shpifje ndaj ushtrisë ruse

Olga Valeyeva, e cila fitoi konkursin e sivjetëm "Miss Crimea 2022", dhe një mike e saj, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, kënduan këngën popullore ukrainase "Chernova Kalina" në një ballkon të mbyllur.

5 Tetor 2022, 15:29 Nga I.A
VIDEO/ Këndoi një këngë ukrainase, "Miss Crimea
Olga Valeyeva

UKRAINË- Dy gra në Krime, duke përfshirë një fituese të konkursit të bukurisë në gadishullin e aneksuar nga Moska, janë shpallur fajtore për shpifjen e forcave të armatosura ruse për këndimin e një kënge patriotike ukrainase dhe postimin e videos në mediat sociale.

Olga Valeyeva, e cila fitoi konkursin e sivjetëm "Miss Crimea 2022", dhe një mike e saj, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, kënduan këngën popullore ukrainase "Chernova Kalina" në një ballkon të mbyllur. Një video që tregonte dy femrat duke kënduar u postua si një histori në Instagram dhe u fshi automatikisht pas 24 orësh.

"Një video u publikua në internet, në të cilën dy vajza këndojnë një këngë që është himn lufte i një organizate ekstremiste," tha ministria e brendshme e Krimesë në një deklaratë në Telegram të hënën. Siç shpjegoi ai, gjykata i shpalli dy gratë, të lindura në 1987 dhe 1989, fajtore për shpifje ndaj forcave të armatosura ruse dhe promovim publik të simboleve naziste.

olga valeyeva chernova kalina

Sondazh

Poll