Art&Argëtim

Habit Julia Fox: Pi kanabis për t'i luftuar çrregullimet

Aktorja italo-amerikane ka treguar në videon e saj në TikTok, se vuan prej vitesh nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv dhe çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes.

4 Tetor 2022, 14:37 Nga A.B
Habit Julia Fox: Pi kanabis për t'i luftuar çrregullimet
Julia Fox

SHBA- Julia Fox është diskutuar më shumë për lidhjen me Kanye ëest sesa për karrierën e saj në aktrim.

Aktorja italo-amerikane ka treguar në videon e saj në TikTok, se vuan prej vitesh nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv dhe çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes.

Për një kohë të gjatë, ajo ishte e stresuar mendërisht dhe mendonte se çrregullimet e saj mund të ndikonin në karrierën e saj. Aktorja ka treguar se “komandonte” çrregullimin obsesiv-kompulsiv duke pirë marijuanë.

Kam periudha të produktivitetit të madh ku ndihem sikur jam në krye të botës dhe të tjera ku thjesht ndihem sikur jam e pathyeshme”, tha ajo.

“Ndjej një ndjenjë gjatë gjithë kohës. Sikur nuk mund të bëj një hap. Nuk kisha folur kurrë më parë për këtë publikisht, por tani ndihem e lehtësuar që e bëra. Është “shumë” për mua”, vijon ajo.

@juliafox Replying to @auroriborealis ♬ original sound - Julia fox

Marihuana mund të lehtësojë pak OCD, por nuk funksionon për ADHD. Është më shumë se kaq ”, ka theksuar më pas aktorja, ndërsa ka deklaruar se pirja e drogës është “mekanizmi” i saj i vetëm.

julia fox

Sondazh

Poll