Art&Argëtim

Paris Hilton në hall/ 7 ekipe detektivësh po kërkojnë të gjejnë qenin e saj të humbur

Chihuahua e saj është zhdukur dhe një operacion i madh kërkimi është ngritur rreth vilës së saj prej 8.4 milionë dollarësh në Malibu. 

4 Tetor 2022, 16:30 Nga k.m.
Paris Hilton në hall/ 7 ekipe detektivësh po kërkojnë
Paris Hilton

SHBA- Pasi pa dhe kuptoi se 10,000 eurot që ajo ofroi nuk mjaftonin për të gjetur qenin e saj të humbur, i cili quhet Diamond Baby  Paris Hilton punësoi 7 ekipe të ndryshme detektivësh për ta gjetur 'të voglin' e saj. Ai u zhduk gjatë një seti fotografik që Hilton po bënte në shtëpi.

“Bëra një fotosesion në shtëpi dhe një nga punëtorët duhet të ketë lënë një derë të hapur. Familja dhe miqtë më ndihmuan të kërkoja të gjithë lagjen dhe shkuam derë më derë, por ende nuk e kemi gjetur atë. Do të bëj gjithçka që kam në dorë për ta kthyer pranë meje. Kushdo që ka dashur ndonjëherë një kafshë shtëpiake dhe ka humbur një kafshë shtëpiake do ta kuptojë dhimbjen që ndjej. Zemra ime është thyer,”- tha ajo me lot në sy.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Tashmë ekipet e detektivëve me dronë po “krehin” të gjithë lagjen e Malibu, ku ndodhet vila 8.4 milionëshe e Paris Hilton, vetëm për të gjetur Diamond Baby.

paris hilton

Sondazh

Poll